Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Balla bëri presion që dosja të mbahej dy vjet”, Ivi Kaso: Akuzat për lobimin në SHBA, të turpshme

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka komentuar sot për “FaxNews” vendimin e Gjykatës së Tiranës për të pushuar çështjen ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit për lobimin në SHBA.

Kaso tha në fjalën e tij se akuzat e ngritura ishin politike dhe të turpshme. Sipas Kasos, kjo çështje është zvarritur për dy vjet radhazi me urdhër të Taulant Ballës, i cili e përdorte për të bërë presion.

“Lobimi ka qenë për interesa thjesht dhe vetëm tregtarë. Nuk ka patur asnjë dokument të ri, këto dokumentet e paraqitura nga zoti Balla janë me vetëdeklarim. Nuk ka përfshirje të zotit Basha apo të zyrtarëve të PD. PD që përfshirë në gjithë këtë histori të turpshme për arsye politike.

Të gjitha provat e prokurorisë ishin materialet që vetë PD kishte vënë në dispozicion. Kjo dosje, me presionin politik të Taulant Ballës, është mbajtur nën urdhrin politik për 2 vjet. Nën presionin politik, janë deyruar të çojnë një dosje copë-copë në gjykatë.

E kanë mbajtur këtë dosje sa herë që Balla ka qenë në vështirësi. Sot që flasim kemi vetëm një subjekt që është i lidhur drejtpërdrejt me evazion fiskal në lobimin në SHBA, është vetë PS”, u shpreh Ivi Kaso.

Përfaqësuesi i PD tregoi edhe pse lideri demokrat, Lulzim Basha nuk ishte i pranishëm dje në seancë.

“Basha ka qenë i inofmruar për senacën e djeshme, zgjodhi të përfaqësohej nga avokatët e tij sepse ka vlerësuar se kjo çështje e bazuar në asgjë ka marrë shumë më tepër kohë nga ç’meritonte. E ka shfrytëzuar kohën e tij për të vijuar aktivitetin e tij normal politik”, deklaroi Ivi Kaso.

Në vijim të intervistës, Kaso foli edhe për reformën zgjedhore dhe faktin që Damian Gjiknuri vijon të jetë në krye të komisionit.

“Opozita në qëndrimin e saj ka artikuluar që nuk e njeh komisionin e reformës zgjedhore si komision legjitim për të mbaruar reformën zgjedhore dhe që ky komision nuk mund të drejtohet nga Gjiknuri, i cili duhet të japë llogari para drejtësisë. PD nuk ka thënë që për të përcjellë vendimin tonë, nuk do të takojmë Gjiknurin apo Rudinën, etj..

Për ne është njësoj i paligjshëm, si të drejtohet nga Gjiknuri, si të drejtohet nga Hajdari, komisioni është i paligjshëm. Ne kërkojmë që ta bëjmë të ligjshëm tani dhe të adresojmë të gjitha problemet e reformës zgjedhore”, tha Ivi Kaso në studio.

Fjalët Kyce

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *