Policia e Vlorës ka dhënë detaje sa i takon ngjarjes së rëndë të ndodhur në Vlorë mbrëmjen e sotme.
Mësohet se qytetari me inicialet R.K ka plagosur me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij, të cilët ndodhet në spitalin rajonal të qytetit. Ende nuk dihet shkaqet e sherrit mes tyre, ndërsa raportohet se 30 vjeçari është në gjendje kritike për jetën.
Njoftimi zyrtar i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi R. K., ka plagosur me mjet prerës thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., rreth 60 vjeç dhe A. B., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.