Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Babai na rriti duke shitur cigare në rrugë”, aktorja e njohur tregon vështirësitë ekonomike që ka kaluar

Aktorja bukuroshe nga Kosova Erza Ramuka e cila u bë e njohur nga seriali “O sa mirë”, ishte e ftuar së fundmi në “Ftesë në 5” ku foli për jetën dhe karrierën duke e vënë theksin tek vështirësitë ekonomike që ka kaluar.

Gjatë emisionit, Erza tregoi se babai i saj dikur shiste lëngje e më pas cigare në rrugë për të siguruar të ardhurat për familjen.

“Që në moshën 9 vjeçare, jo për të mbijetuar, por për të arritur qëllimet e tij e për t’i treguar familjes që ‘unë ia dal’, babi ka qenë duke shitur lëngje te kufiri, në rrugë, nëpër makina…Kur u rrit filloi të shiste edhe cigare, naftë…jo përmes doganës, jashtë doganës”, tregoi Erza.

Nisur nga historia e jetës së babait të saj, aktorja 18 vjeçare ka realizuar një film me metrazh të shkurtër të cilin e promovoi në studio dedikuar tërësisht të atit.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *