AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Babai i Alvinit: Ka shumë plagë, ka frikë se mos e braktis. Gjyshi: I kishte kërkuar Afrimit të më takonte

Babai i Alvin Berishës, Afrimi ka treguar detaje nga momentet e para që ka takuar me djalin e tij.

Në një intervistë për “Open”, Afrimi ka treguar se i biri ka jetuar në kushte tejet të vështira dhe se tani po përpiqet që ta ndihmojë që mësohet me ambientin e ri.

Alvinin e mora por kam edhe dy fëmijë atje. Dumanët. Evën dhe Indritin. Do bëj çmos për t’i marrë. Ata janë kujdesur për Alvinin. Eva e ka gjetur. Janë tek çadra 27. Ajo vajza e ka parë Alvinin dhe më ka thënë që është mirë. Alvini mendonte se kur e pashë të plagosur nuk e doja më, e prandaj e lashë. Edhe tani nuk më lë që t’ja shikoj trupin. Ka shumë plagë. Nuk e di përse nuk më lë që ta shoh, ndoshta mendon se nuk e dua më,”-tha Berisha.

Gjyshi i tij ishte shumëi emocionuar teksa tregoi emocionet e takimit.

“Kur erdhi e më pa tek shkallët, mu hodh në qafë, më përqafoi dhe tha gjyshi. Unë e përqafova dhe e putha në dy faqet. Gëzimi ishte shumë i madh. Më kishte mbajt mend edhe në Siri se edhe atje i ka thënë Afrimit më ço tek gjyshi”- u shpreh gjyshi i Alvin.

Afrim Berisha e nisi fjalën e tij në Open duke falenderuar presidentin Meta dhe kryeministrin Rama.

Presidenti Meta më ka thanë, do bëj të pamundurën për ta kthyer. Kryeministrit i kam shkruar dhe më ka kthyer përgjigje, duke më thënë që po punohet- tha Afrim Berisha.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *