Avokati Maksim Haxhia ka akuzuar gjykatën pasi dha vendimin 14 vite burg për Arbër Çekajn duke e cilësuar proces komik dhe tragjik pasi sipas tij, nuk pati një provë.
“Kemi bërë 28 kërkesa dhe nuk është pranuar asnjë. Që në fillim të seancës dhe në të gjitha të tjerat në vijim kemi kërkuar mediat të jenë të pranishme dhe për çudi kjo gjykatë tha se ka një vendim të qeverisë për mospranimin e mediave dhe qesharake është se në fund i pranoi mediat. Ky është një proces komik.
Ju siguroj se kushdo profesionist do të skandalizohet me këtë vendim, pasi nuk pati asnjë provë. Më qesharakja ishte në fund të vendimit, kur ju e dini se 1 kg hashash të gjendet në një makinë, sekuestrohet makina, ndërsa gjykata, kur janë gjetur 613 kg kokainë, vendosi që kontenieri t’i kthehet pronarëve.
Ajo është më tragjikja në këtë proces është se nuk pati një provë. Unë s’jam Zoti që të them nëse e ka bërë apo jo Arbër Cekaj këtë, sepse Zoti i sheh të gjitha, por iu thashë se nuk ka prova. Po të ishit në seancë, do të dëgjonit me prova dhe video të regjistruara, që provojnë katarcipërisht pafajësinë e Cekajt”, u shpreh Haxhia para mediave.
Gjykata e Posaçme dha vendimin për të arrestuarit e 613 kg kókainë të kapur në Portin e Durrësit. Arbër Çekaj, pronari i “Arbi Garden” në magazinat ku u sekuestrua sasia rekord prej 613 kg kókainë, u dénua me 14 vite búrg. Ndërkohë Donald Lushaj, administratori i ‘Arbi Garden’ u dénua me 16 vite, teksa i shkurtohet në 10 vite e 8 muaj. Për shoferin Armando Pezaku, u dha dénimi me 13 vite búrgim, dhe i ulet në 8 vite e 8 muaj.
Ata u dénuan për pjesëmarrje në grup të strukturuar kríminal dhe tráfik ndërkombëtar nárkotikësh në bashkëpunim. Dénimi i dhënë nga nga trteshja e gjyqtarëve Daniela Shirka, Ilirjana Olldashi, Etleva Deda është i njëjtë me pretencën që ka kërkuar prokuroria.