Incidentet me avionat në Rusi nuk kanë fund. Sipas “Rusia Today”, një avion me 174 persona në bord ka bërë ulje të detyruar pak pasi është nisur nga Moska.
Akoma nuk dihet shkaku i saktë i uljes emergjente megjithatë autoritetet dyshojnë se avioni ka pësuar një defekt për shkak të një gabimi të pilotit.
Avioni Aeroflot A321 u detyrua të ulej në një fushë me dëborë në Kaliningrad.
Menjëherë pas uljes së detyruar, 167 pasagjerët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit janë evakuuar.
Por sipas raportimeve, 3 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e incidentit. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”564″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]https://www.youtube.com/watch?v=tSqor6VxIYw#action=share