Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Avioni i dogës i rrëzuar në Ishëm do t’u kthehet pronarëve

Avioni i pilotit Guido Andrea Guidit, që u rrëzua në një pistë të improvizuar në grykëderdhjen e lumit Ishëm, do t’i kthehet kompanisë “Aeroclub Savona”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda mori këtë vendim pas kërkesave të vazhduezhme të kompanisë italiane, e cila ka marrë përsipër edhe shpenzimet e trasportit të mjetit fluturues nga Shqipëria drejt Italisë, shkruan Balkanweb.

Kompania “Aeroclub Savona” bëri tri kërkesa radhazi në prokuroria, që avioni ti kthehej asaj, me pretendimin se mbahet i bllokuar pa ndonjë shkak ligjor.

Sipas kompanisë, piloti Guidi nuk është pronar i “Piperit”, por vetëm një I punësuar pranë agjensisë, ndaj mjeti fluturues që po mbahet I bllokuar për llogari të hetimeve se me të mund të kyhej trafik drogë, duhej të shkonte sërish në duart e tyre.

Tani që kanë kaluar më shumë se tre muaj prej ditës kur avioni u rrëzua, prokuroria ka vendosur tu kthejë mjetin fluturues pronarëve të tij dhe me gjasë operacioni për spostimin e avionit do të bëhet muajt e parë të vitit 2017. Megjithatë, ky vendim vjen në një kohë, kur avioni është thuajse tërësisht I shkatërruar, jo vetëm për shkak të dëmtimeve që pësoi në momentin e rrëzimit në pistën e improvizuar, por edhe për shkak se është përmbytur disa herë, nga dalja prej shtrati e lumit të ISHMIT.

Më herët prokuroria kërkoi nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, lëvizjen e avionit nga Ishmi dhe vendosjen e tij në hangarin e Komandës së Forcës Ajrore, në afërsi të Aeroportit të Rinasit.

Ndërkohë mbetet i paqartë pozicioni i pilotit italian Guido Guidi, i cili vazhdon të qëndrojë në vendin tonë për shkak të hetimeve që po kryen pas dyshimeve për përfshirjen e tij në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. (A.R/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close