Ditën e sotme austriakët po ju drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur kështu qeverinë e re që do ti udhëheq ata në katër vitet e ardhshme.
Të gjitha sondazhet nxjerrin favoritë kreun e Partisë popullore Konsevatore, 31-vjeçarin Sebastian Kurz.
Derimë tani Kurz ka pasur postin e ministrit të jashtëm, ndërsa flitet se ka premise të jetë një nga liderët më të fuqishëm botëror.
Duhet thënë se në një moshë fare të re, 27-vjeçare, katër vite më parë ai tërhoqi një vëmendje të gjerë kur u emërua në postin e ministrit të jashtëm. Zgjedhjet në Austri vinë në një moment ku Europa është në ethe sidomos pas fitimit të një pjese të mirë të votave nga e djathta ekstreme në Gjermani.
Edhe pse një vend me popullsi të vogël, Austria në vitet e fundit është rritur ndjeshëm sa i përket cilësisë së jetës, saqë Vjena kryeson listën e qyteteve europiane që prej vitit 2010.
Kurz ka shkaktuar debate me disa nga pozicionet e tij politike, të tilla si thirrjet për të forcuar kufijtë e jashtëm të BE-së dhe për t’i dhënë fund shpëtimit të refugjatëve në Mesdhe nga OJQ-të, duke nxitur gazetat gjermane ta akuzonin politikanin se është “zemërgur” dhe i pandjeshëm.
(E.K/SHUPLAKA)