Profesori Ardian Ndreca, është bërë pjesë e debatit të nxitur nga Auron Tare, pas etiketimit nga ky i fundit të shkrimtarëve Ernest Koliqi dhe Martin Camajn si pjesë e agjenturave të huaja. Si kundërpërgjigje Ndreca ka publikuar një dokument të Sigurimit të Shtetit për Auron Tare.
Reagimi i Ardian Ndrecës: “Auron Isa Tare, nxënës në shkollën “Skëndërbej” Dega e SIg.Garnizonit me shkresën Nr.221 datë 20.5.1986 nuk është dakort, pasi gjatë kohës në shkollë ka manifestuar çfaqje të huaja, ndjek modën e huaj.
Në vitin 1985 i ka vjè,dhur një shoku të tij 100 lekë. Në muajin prill 1986 Auroni ka sjellë në shkollë një revistë angleze me fotografi p*rnografike. Auroni është njeri që mund të bëjë çdo veprim nègativ”.
I gjithë ky dokument, është si një mesazh i drejtpërdrejtë për Taren i cili gjithashtu duhet të marrë me rezerva dokumentet që gjen e publikon vërdallë.
“Vlera e atyne dokumenteve duhet relativizue tue u nisë prej besueshmënisë, inteligjencës dhe etikës së institucionit që i ka prodhue. Kjo që them do t’i vinte për mbarë edhe vetë Tares, pse edhe ai ka qenë subjekt gjykimesh i asaj haleje. Por, sot, Martin Camaj nuk asht mes nesh për me u mbrojtë për atë firmën e hjedhun para oficer Kapisyzit, kurse Tarja mundet me spjegue dhe me u mbrojtë.
Po të mos ishte për atë krahun me të cilin u rreshtuen pa ngurrue si Koliqi si Camaj, Tarja vetë sot do të ishte tue i ba fresk ndonji kundèrajrori të ndryshkun tue pritë me veshë ngrehë tartarët si ai personazhi i Dino Buzzatit.
Tarja s’mund ta dijnë, pse as skuthët që ia kalojnë kòntrabándë dokumentet s’e dijnë për vete, se koloneli i UDB-ës Čedo Mijović kèrcënonte të gjithë ata që tregonin kokëfortësi se mbrenda 24 orësh do të dorëzoheshin në Han të Hotit dhe koloneli malazez ishte njeri që e mbante fjalën dhe madje e fliste shqipen rrjedhshëm. Disa bashkëpunonin pse donin me dalë sa ma parë në Perëndim, të tjerë se urrènin règjimin e Tiranës e të tjerë pse ishin të lidhun historikisht me Jugosllavinë.
Janë kategori të ndryshme që s’i lidh asgja, përveç fatit që ishin në duert e Čedo Mijović apo të majorit Kaplar Ljubović”, shkruan Ardian Ndreca!