Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Aurela Gaçe flet hapur për kohën që po jetojmë: Kaq varfëri shpirtërore…

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Aurela Gaçe është e njohur për thënien e gjërave troç. Ajo herë pas herë publikon postime që kanë të bëjnë me aktualitetin në vendin tonë.

E duke qenë se Instagrami është bërë vendi ku të gjithë reklamojnë jetën e tyre, këngëtarja ka vendosur të flas në lidhje me këtë dukuri, shkruan intv.

Ajo nuk flet me emra të përveçëm por për të gjithë ata që kanë harruar nga kanë ardhur.

“Mundohem të mos gjykoj njërëzit edhe e gjej nga një justifikim për veprimet e tyre. Por këta që nxjerrin akoma në pah firmat e rrobave, më duket se akoma nuk dinë të gëzojnë plotësisht paranë që me ‘mund’ e kanë mbledhur.Të mburresh akoma me emrin që ke veshur më duket kaq VARFËRI SHPIRTËRORE….Sigurisht….nejse do thoni ju ka mundësinë edhe pse jo? Po po dakort. Vetëm fakti qe e flet ose e tregon më bën të qesh.

Mendoja se kishte rënë pak fluksi i pordhaceve bosh të këtij fshatit tonë madhështor ku paradën e bëjnë pikërisht atë që dje mbase dhe buka u mungonte (pikërisht kjo është dhe arsyeja që sot e tregojnë). Ka shumë të pasur që kurrë nuk e mësuam se çfarë veshin, se çfarë hajnë ndoshta nga që janë bërë të pasur falë pasioneve.Në kundërshtim me këta të tonët që pasion kanë lekun, ta gëzojnë vetëm të mos harrojnë fasulet. Ti zien ti derdhin ujin e parë se mos ju girsin lekët nga pordhët” -ka shkruar në postim Aurela.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.