Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

”Ato që thotë imami janë marrëzira, por e shoh të gabuar përpjekjen për të ulur figurën e tij”

”Ato që thotë imami janë marrëzira, por e shoh të gabuar përpjekjen për të ulur figurën e tij”, kështu komenton moderatori Edi Oga këtë mëngjes, lidhur me debatin që prej dy ditësh vlon në media dhe rrjete sociale.

Sipas tij, është përpjekje jo efikase ulja e figurës së tij para ndjekësve që ka.

”Naçi ka meritën e përcjelljes tek ithtarët e tij, të shumë mesazheve pozitive që aplikohen në çdo sistem vlerash, fatare apo sekulare qofshin”, shkruan Oga, duke vënë theksin te bashkëjetesa dhe toleranca.

KOMENTI I PLOTË:

”Ato që thotë imami në lidhje me marrdhëniet në çift, janë marrëzira, por e shoh të gabuar dhe jo efikase përpjekjen për të ulur figurën e tij në sy të ndjekësve që ai ka. Naçi ka meritën e përcjelljes tek ithtarët e tij, të shumë mesazheve pozitive që aplikohen në çdo sistem vlerash, fatare apo sekulare qofshin. Në këtë rast, nuk zgjidhim gjë duke u sharë imamin ndjekësve të tij besnikë, por le ta ftojmë atë të reflektojë dhe të ndryshojë mesazhet në ligjeratën e rradhës. Nëse nuk i ndryshon, kjo është fatkeqësi për ata që e besojnë, me një ndikim indirekt edhe për ne që jemi të detyruar të bashkëjetojmë në një qytet me ta, duke pasur koncepte të kundërta.

Nuk i vë shumë faj imamit, kur konkurenti i tij në komunikimin masiv, ekrani i televizorit, servir si vlera marrëzira edhe më të mëdha; turinj dhe vithe të fryra, transgjinorizma, festa dhe përvjetorë qesharakë me rëndësi imagjinare, programe ku vajzat janë të detyruara të sillen si objekte…etj.”

Imami Elvis Naçi ngjalli debate për mesazhet e tij për tradhëtinë, martesën dhe detyrimin që ka gruaja për t’i shërbyer në shtrat bashkëshortit, duke mos përmendur në asnjë moment se edhe bashkëshorti ka një detyrim të tillë. Vënia në funksion të burrit dhe objektivizimi i gruas duket se kanë shqetësuar kritikuesit. (V.G/SHUPLAKA)

 

Imami ELvis Naçi dhe moderatori Edi Oga
Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *