14:18 | 08/06/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Atentati në Don Bosko, eksperti i sigurisë: Skema e këtyre vrasjeve është e njëjtë, operacioni ‘Fijet’ një autogol i policisë

16:04 | 14/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Atentati në Don Bosko, eksperti i sigurisë: Skema e këtyre vrasjeve është e njëjtë, operacioni ‘Fijet’ një autogol i policisë

I ftuar në studion e Fax News për të diskutuar për masakrën në Don Bosko, ku mbeti e vrarë një 60-vjeçare dhe 5 të plagosur ka qenë eksperti i sigurisë Fatjon Softa. Në komunikimin me lidhje Skype ka qenë i ftuar avokati Arbër Hoxha. Softa shpjegon se kjo ngjarje është e lidhur dhe me ngjarje të tjera kriminale. Ai thotë se autorët kanë qenë të paguar, pasi ‘koka’ e një grupi kriminal nuk shkon vetë për të bërë këto vrasje. Pasojat fatale kanë qenë për 60-vjeçaren që mbeti e vrarë.

Hoxha e cilëson si një krim të kryer nga njerëz aspak profesionist dhe skema e këtyre ngjarjeve është e ngajshme. Përvec se një akt kriminal, ai thotë se ky është një akt terrorist pasi është hapur zjarr me kallashnikov në një ambjent që është i frekuentuar.

Skema e këtyre vrasjeve kryesisht ka si rrugë, përdorimin e mjeteve të vjedhura, targa fallco dhe municion me kallashnikov.

E njëjtë është dhe skema që përdoret për të manipuluar ligjin, ku autorët pasi kapen ankimojnë kërkesën dhe marrin masës e sigurisë me burg, deri në momentinqë vjen afati i lirimit.

Për operacionin ‘Fijet’, Softa e quan një ‘autogol’, pasi monitorimi sipas tij nuk sjell asgjë të keqe dhe se duhet krijuar një hartë dixhitale kamerash në të gjithë Shqipërinë, për t’ia lehtësuar punën dhe institucioneve ligjzbatuese.

Gazetarja: z.Softa si e patë këtë ngjarje, që ka nxjerrë në pahë një sërë problematikash, që lidhen me sigurinë e qytetarëve ku duket se dhe personat e plagosur nuk kanë qenë objektiv?

Softa: Kjo ngjarje nuk mund të jetë e shkëputur nga ngjarjet e tjera kriminale që kanë ndodhur. Tregon se siguria publike e qytetarëve shqiptar, po edhe siguria kombëtare janë të rrezikuara. Sepse nuk janë ngjarje të shkëputura, janë produkt i një aktiviteti të hershëm kriminal dhe veprimtarive që ata organizojnë. Ky është krahu i armatosur i grupeve kriminale, që gjejnë persona të paguar. Fillimisht kemi patur dhe vrasës nga vende të tjera, po edhe në Shqipëri nuk mungojnë. Ata që janë ‘koka’ nuk marrin pjesë drejtëpërdrejtë, po paguajnë të tjerë. Kjo ngjarje bëhet e rëndë se ndodh në një zonë të banuar dhe në një orar që ka lëvizje. Nuk është ekzekutimi i parë në lokale, po rrezikon njerëzit e tjerë, si ndodhi me 60-vjeçaren.

Gazetarja: z.Hoxha ju si e patë këtë ngjarje?

Hoxha: Do ndaja një këndvështrim ndryshe, është vërtët një ngjarje që nuk ndahet nga ngjarjet e tjera kriminale, po në 30 vitet e fundit është një nga aktet më të shëmtuara. Janë pajtuar njerëzit jo më profesionist të mundshëm dhe përveç se një akt kriminal mund ta quhesh një akt terrorist, sepse objektivi ka qenë një, po është qëlluar me një kallashnikov, këtë armë luftarake, pa precizion dhe nga mënyra e të vepruarit është shumë e shëmtuar. Gruaja që u vra, ka patur shumë probleme kishte një jetë të vështirë. Siguria publike është në nivelin nën zero, mekanizmat shtetëror nuk kanë funksionuar, tregon se sa të rrezikuar ndodhen të gjithë qytetarët në Republikën e Shqipërisë.

Gazetarja: Doni të evidentoni z.Hoxha se vrasësit nuk kanë qenë profesionist?

Hoxha: Sigurisht, në rastin konkret njerëzit që janë pajtuar për të kryer këtë akt, nuk kanë të bëjnë fare me profesionizmin, po as me natyrën e qenies njerëzore.

Gazetarja: Aq më tepër z.Softa, që flitet se fëmija ka qenë në fasadën e xhamit, shumë i dukshëm nga autorët.

Softa: Unë mbrëmë kalova për ta vëzhguar objektin, i cili është në rrugicat kryesore, i mbushur me njerëz. Ambjenti është fasadë, goditja ka qenë frontle, nuk është tentuar të futet në objekt. Ngjarjet nëse do t’i analizojmë kanë disa ngjashmëri dhe janë të njëjtat metoda. Mjetet janë të vjedhura, përdorin targa fallto dhe përdorin armë të tipit kallashnikov. Fakti që këta persona hynë dhe dalin në asnjë rast nuk janë dënuar nga policia, mjetet përfundojnë të djegura. E njëjta skemë.

Gazetarja: Si është e mundur që arrihet më pas nëpërmjet kamerave të sigurisë të identifikohet automjeti që është kryer krimi, po nga rruga e gjatë që ndjek nuk ndalohet nga shërbimet e Policisë?

Softa: Rruga që ka përshkuar ka qenë nga qafë Kashari, në autostrad, zona e Spitalit Ushtarak, ka lëvizur në rrugë të tjera, një ekzekutim në kohë dhe lëvizje shumë të shpejtë.

Nëse do të kishim një bllokim të rrugëve do të ishte e mundur, që autorët të ishin në një rreth të bllokuar policor. Planet e emergjencës duhet të jenë permanente, këtu duket se ka munguar, gjithashtu kontrolli i mjeteve, kamerat.

Gazetarja: Ndodhin shmë shpesh atentate me persona që policia i ka të skeduar, çfarë bën policia me parandalimin e këtyre rasteve?

Hoxha: Në rastin konkret, problemi buron nga drejtësia penale dhe jo nga policia, buron nga gjykata dhe prokuroritë, të cilat janë drejtëpërsëdrejti të ngarkuar nga Kushtetuta në vënien e drejtësisë. Për sa kohë prokuroi bën ankim dhe zëvëndëson masën e sigurimit, në të gjitha rastet skema është e ngjashme. Në fillim arrestohet nga policia, qëndrojnë në masën e arrestit me burg dhe pas ca kohësh për ndryshohet masa, kuptohen rrethanat. Nëse drejtësia do të funksiononte, nuk ka nevojë të shkohet në vetëgjyqësi për ngjarje të tilla, që rrezikojnë jetën e qytetarëve. Vetëgjyqësia shihet si mekanizmi më mirë për të larë hesapet.

Gazetarja: Masakra e korrikut të vitit të kaluar ku ka qenë i përfshirë dhe FatjonMurati, çfarë skenari keni për autorët, duke patur parasysh se në një mënyrë ose tjetërn kjo lidhet me të shumëkërkuarin Ervis MArtinaj?

Softa: Personi që përmendet lidhet në mënyrë indirekte me ngjarjen dhe është thërritur si një person që ka dijeni, ndalimi i tij është bërë për gjtjen e gjurmëve të gishtave në depon e armëve, kjo e lidh atë me grupet kriminale, të cilat si objektiv kanë hakmarrjen. Personi që largohet ose ka patur dijeni, largimi i tij nga arrest shtëpie është një tjetër problem, pasi ka kapërcyer dhe kufijtë shtetëror.

Hoxha: Nuk do doja të nxirrja në konkluzione të gabuara, pasi grupet përdorin pista të ndryshme për të fshehur autorin. Kjo duhet t’i lihet prokurorisë dhe organeve ligjvënëse për ta vendosur. Edhe mund të mos ketë lidhje me Ervis Martinaj. Duhet pritur për informacione të mëtejshme.

Gazetarja: E kemi folur për operacionin ‘Fijet’ që do të sillte probleme në zbardhjen e ngjarjeve pasardhëse, është një rast i tillë ky, duket sikur policia do të pendohet për këtë?

Softa: Londra është një nga qytetet më të monitoruara nga kamerat, nuk të vjen e keqja nga kjo. Policia e Shtetit nuk mund ta kontrollojë me kamera tërë Tiranën pasi edhe popullimi ëstë bërë tepër i lartë, kjo i takon edhe privatëve për të investuar në sigurinë e zonave. Mundësia e heqjes së këtyre kamerave, në emër të asaj që grupet kriminale përgjojnë, dëmtoi edhe mundësinë për të evidentuar dhe problemet e rastit të fundit. Po e quajmë autogol, duhet të krijohet një regjistër dixhital për kamerat, pasi kjo do të ndihmonte dhe për kontrollet pa shkuar në ngjarje, ose transmetimin e pamjeve, pasi ligji e lejon.

Pas

Hetimi i UEFA-s, shkresat të reja për Juventusin vijnë nga prokuroria e Torinos

Para

Mbledhja e KQZ-së për të diskutuar kërkesën e PD-së për zgjedhjet e 14 majit, Celibashi: Në opinionin tonë dokumentacioni nuk ishte i plotë

Para
Mbledhja e KQZ-së për të diskutuar kërkesën e PD-së për zgjedhjet e 14 majit, Celibashi: Në opinionin tonë dokumentacioni nuk ishte i plotë

Mbledhja e KQZ-së për të diskutuar kërkesën e PD-së për zgjedhjet e 14 majit, Celibashi: Në opinionin tonë dokumentacioni nuk ishte i plotë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Ambasadorja Kim takohet me drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni

LAJM I FUNDIT/ Zbulohet dëshmia e Vangjush Dakos në GJKKO: Nuk kisha dijeni për tenderin, gjithçka ka qenë në dorë të specialistëve

A ka draft për Asociacionin? Kurti: Kam prezantuar draft-vizionin, mund ta thelloj atë nëse ka pajtueshmëri

Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani rregullojnë raportin e tyre

EMRAT/ Përplasja me armë dje në Peshkopi, në pranga 30-vjeçari, në kërkim 3 të tjerë

Takimi ‘i fshehtë’ me Bashën, Korreshi: Folëm për kërcënimet dhe ofendimet e mbështetësve të tij

Përplasje me armë zjarri mes të rinjve në Peshkopi, ngjarja nuk bëhet publike

“Ëndërr e bërë realitet”, Mac Allister zyrtarisht lojtari më i ri i Liverpoolit

Vrasja e Ardian Nikulajt, ekstradimi i britanikëve vendoset në nëntor

‘Je bodyguard i Ramës, lajmërove Dakon 4 ditë para arrestimit’, plas keq mes Berishës dhe Manjës: Pse shqetësohesh Sali, do shkosh para meje…

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.