Në automjetin e përdorur në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, janë gjetur prova të rëndësishme që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.
Bëhet fjalë për gjurmë gishtërinjsh të cilat janë gjetur në pjesë të makinës por edhe fije floku në njërën prej dy maska që autorët kishin lënë në makinë, raporton RTV Ora.
Këto prova konsiderohen nga grupi hetiomor mjaft të vlefshme dhe kanë besim që do të çojnë në zbardhjen e identitetit të autorëve. Nga grupi hetimor po hetohet edhe nëse kemi të bëjmë me një rreng të autorëve, ku mund ti kenë lënë qëllimisht këto prova në mjet. Prokuroria e Krimeve të Rënda po pret dhe ekspertizën e policisë shkencore për një rezultat final për këto prova.
Mësohet se target e makinës të cilën kanë përdorur autorët i janë vjedhur makinës së një shtetasje nga Tirana me inicialet V.Gj e cila edhe është marrë në pyetje.
Autorët përdorën në mjetin nga cili i bënë atentat prokurorit targat AA 342 LM ndërsa nga pronarja e mjetit ishte bërë edhe një denoncim 3 ditë para ngjarjes në Policinë e Tiranës, konkretisht në Komisariatin nr 1 pasi kishte vënë re mungesën e targave.
Targat i përkasin një veture ‘Nissan’ ndërkohë që Policia ka nisur hetimet por denoncimi i saj nuk ka mundur të çojë në gjurmët e hajdutëve.
Ndërkohë provat e gjetura në këtë automjet konsiderohen tepër e rëndësishme për hetimin, dhe po analizohen në laboratorin e policisë shkencore. Policia ka shoqëruar deri tani mbi 40 persona për ti pyetur për ngjarjen.
Targat AA 342 LM të cilat u vendosën në makinën e përdorur në atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja janë denoncuar të vjedhura në Tiranë, rreth një javë më parë. Targat i përkasin një veture ‘Nissan’ në pronësi të shtetases me inicialet V.Gj. e cila është marrë në pyetje nga policia.
Kujtojmë se është identifikuar dhe një automjet tip ‘Skoda’ që ka ndaluar pas atentatit dhe për këtë arsye po verifikohet nëse ka lidhje me autorët e ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)