AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Atentati me armë ndaj biznesit, zbulohen detajet: Kush janë babë e bir që qëlluan qeramarrësin (EMRAT+VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në qytetin e Beratit pak minuta më parë ndërsa mësohet se objektivi ka qenë një pikë biznesi që shërben si lavazh.

Mësohet se kanë qenë tre persona të armatosur që kanë hapur zjarr ndërsa fatmirësisht nuk raportohet deri më tani për persona të lënduar. Autorët janë babë e bir, shtetasit Vladimir Spahiu 45-vjeç, Xhoni Spahiu i biri 25-vjeç, si dhe një tjetër me inicialet P.Q-60-vjeç.

Ndërkohë, mësohet nga burimet se tre personat që kanë përgatitur atentatin janë ndaluar nga Policia. Në automjetin me të cilin po lëviznin autorët është gjetur edhe arma që qëlluan ndaj biznesit si dhe karikatori që ishin fshehur në një çantë.

Mësohet se konflikti me armë ka nisur për qiranë e një lavazhi, pasi pronarët kishin pretendime se  qiramarrësit nuk paguanin në kohë shifrën e detyrueshme.

Ka qenë vetë qeradhënësi i cili shoqërohej nga dy persona të tjerë që ka qëlluar por që fatmirësisht plumbat nuk kanë kapur asnjë person.

Autorët kanë tenatuar të largohen nga vendi i ngjarjes me një automjet nga i cili edhe kanë qëlluar duke lënë edhe armën në vendngjarje, një pistoletë tip “TT”

Ndërsa Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e saj.


(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *