Drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu ka kryer një vizitë urgjente në drejtorinë e policisë së Shkodrës.
Veliu është takuar me drejtues të policisë vendore për të mësuar detajet për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku u ekzekutuan çifti i bashkëshortëve.
Drejtori i përgjithshëm i policisë ka kërkuar angazhimin e plotë të strukturave të policise për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.
Veliu ka qëndruar për disa minuta me drejtuesit më të lartë të policise së shkodres ku është njohur me provat dhe ka dhënë direktivat për zbardhjen e kësaj ngjarje.
(E.K/FAXWEB.AL)