Sot është zhvilluar séance e radhës gjyqësore në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë për padinë e ngritur nga banorët e Laprakës kundër fabrikës së tullave me emrin “Tegola” të cilat ushtronin aktivitetin pa leje.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përmes Agjencisë së Mjedisit ka pranuar sot në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë se fabrika e tullave në Laprakë me emrin “Tegola” nuk ka leje ndërsa “Edil Centro”-s i është refuzuar leja.
Pas pothuajse dy vitesh që kur banorët kanë denoncuar vazhdimisht ndotjen që shkakton fabrike, njëkohësisht ambientalistët janë gjendur pranë tyre me argument të forta se fabrika shkaktonte masakër mjedisore, ministria më në fund zbardh urdhrin, përmes të cilit provon se bizneset në fjalë përveçse kanë shkaktuar pasoja në komunitetin që jeton rreth saj, ka lejuar veprimtarinë duke shkelur ligjin.
Ndërkohë vendimi për këtë process nga ana e gjykatës është shtyrë për në vjeshtë. Avokati Altin Goxhaj dhe ambientalisti Sazan Guri kanë folur pas këtyre zhvillimeve. Goxhaj tha se një shitës qoftësh, arrestohet në mes të rrugës nëse del pa leje, ndërsa një fabrikë që ndot gjithë kryeqytetin vepron e lirë.
“Subjektit i është pezulluar leja e mjedisit në Janar të vitit 2020. Nëse ti shet qofte, të mbyllin aktivitetin dhe të arrestojnë, por nëse prodhon tulla dhe tjergulla, pa leje mjedisore, ti mund të vazhdosh të ndosësh. Edil Centro dhe Tegola Centro punojnë pa leje, kjo e dyta punonte pa leje, ndërsa e para nuk e kishte për të prodhuar. Sort nuk erdhën përfaqësuesit e tyre fare, as Ministria e Mjedisit. Ata të agjencisë thanë jo se kemi ne në dorë për ta ndaluar.”, tha Goxhaj.
Ndërkohë Guri ka bërë apel ndaj qytetarëve për ndërgjegjësim, ndërsa ka ftuar edhe trupën gjykuese që sipas tij janë vetëm 300 metra larg fabrikës dhe mendojnë se zyrat me ajër të kondicionuar nuk depërtohet ndotja.
“Jemi përballë faktit ku komuniteti ka arritur të kuptojë se mundtë fitojë gjyqe mjedisore që në fakt janë shëndetësore. Dëgjoni me vëmendje çfarë po ndodh në Shqipëri, ku një shitës ambulant që nxjerr bukën e gojës shkon polica e shtetit dhe e nxjerr zgupthi, ndërsa tjetri ndot me shëllunga, djegësira dhe mbetje kancerogjene për banorët e e Laprakës që janë 2 shkolla 9-vjeçare, 1 gjimnaz dhe 3 spitale.
Në 3 qytetarë dy janë me kartela mjekësore. Gjyqtari duhej të ndalonte sa më parë, e la vendimin në vjeshtë. Ça më flet për Covid kryeministri. Kemi një aleat, Ministria e Mjedisit e ndalon, por i duhen vend prangat kompanisë dhe pronarit. Situata është shumë e rëndë,. E kanë vendosur këta ti përzënë shqiptarët. Të sjellin sirianë. Vetë gjyqtari që është 300 metra me ajër të kondicionuar, e thish këtë helm të mos mendoj se me kondicioner i pastrohet helmi. Ai është më i keq se Covidi.”, tha Guri.
(F.GJ/FAXWEB.AL)