Astrit Patozi, kryetari i Partisë Bindja Demokratike, ka deklaruar pasditen e sotme në rubrikën “Top Talk”, se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të kandidojë në Tiranë.
Patozi ka sqaruar dhe arsyet e këtij vendimi: “Logjika e formimit tim më çon në Tiranë sepse kam lindur në Tiranë dhe kam zhvilluar aktivitetin tim politik këtu por edhe për peshë elektorale”.
Megjithatë ai sqaron se ende nuk është vendosur pasi vendimet nuk i merr vetëm. “Pasi ta diskutoj në parti do të marrim vendim, kjo na bën ndryshe nga partitë e tjera, sepse vendimet nuk i merr kryetari si të dojë”.