Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Asnjëherë, kurrë, ça i dijnë kavajsit këta”, qytetarët shpërthejnë në revolta: Mos na e sillni karantinën këtu, ka shtëpi shumë pranë spitalit

Në një kohë kur në vendin tonë është rritur ndjeshëm frika nga koronavirusi, për shkak të fluksit të hyrjeve nga Italia, Ministria e Shëndetësisë po përgatit dhe vendet ku mund të ngrihen karantinat e mundshme.

Një prej pikave që është diskutuar, ka qenë dhe spitali i Kavajës, që duket se ka nxitur dhe reagimin qytetarëve, që janë shprehur kundër këtij vendimi. Qytetarët kërkojnë që ngritja e këtyre karantinave të bëhet larg zonave të banuara.

“Kur e mora vesh më erdhi shumë keq, se këtu është një ambient jo i përshtatshëm për atë punë, e dyta ka shtëoia shumë afër, duhet të jetë në një zonë të pabanuar. Ky spital do ti shërbejë përhapjes, nuk ka formën e spitalit Kavaja, ka shumë të meta ky spital. Ky është një padrejtësi që i bëhet qytetit të Kavajës”, shprehet një qytetare.

Ndërkohë që një tjetër reagon dhe më e revoltuar…

“Nuk më duket hiç fare e arsyeshme, ça i dinë kavajsit këta, popullin më të ulët, pse ta bijnë te neve ne? Ça i dijnë kavajsit këta, apo gjej edhe sill”, shprehet qytetarja.

“Asnjëherë, kurrë, ne që jemi sëmurë ku të shkojmë, të gjejnë një vend të përshtatshëm. Ça i dinë kavajsit këta more”, shprehet një tjetër qytetare.

Shumë prej qytetarëve të pyetur, brenda dhe jashtë kamerave shprehen se do të ngrihen në protestë në rast se qeveria vendos që karantina për të prekurit nga koronavirusi të vendoset në qytetin e tyre.

Ndërkohë kundër kësaj mundësie u shpreh dje dhe Partia Demokratike, përmes sekretarit Gazment Bardhi, i cili shkruante:

Sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.

Kjo është papërgjegjshmëri!

Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.

Ky është një provokim i rëndë për Kavajën!

I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin.

Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë!

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *