Albin Kurti ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme në kuvendin e Kosovës ku pritet të votohet qeveria e re e tij.
Kurti ka përmnedur të gjtiha objektivat që do të ketë qeveria e tij gjatë drejtimit të vendit, duke vënë një theks të veçantë te fëmijët, për të cilët premtoi se do të bëhet çmos që të mos ketë më fëmijë të uritur.
Kurti preku shkurtimisht gjithashtu dhe fushat e tjera ku do të ketë reforma, ndër të cilat fusha e arsimit, shëndetësisë, drejtësia, etj.
“Arsimi do të reformohet. Shkollat tona duhet të kthehen në vendin që prodhojnë shkencëtare, sepse të rinjtë tanë kamnë treguar se kur i krijohen kushtet janë në gjendje të konkurrojnë me moshatarët e tyre në botë. Do të bëjmë ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës. Do të kthejmë profesionalizmin në shkollat dhe universitetet tona. Universitetet do t’i mbështesim me më shumë fonde. Do të reformojmë sistemin shëndetësorë. Do të ofrojmë qasje të barabartë për secilin qytetar. Do të shtojmë buxhetin për shëndetësinë. Do të licensojmë profesionistët që të themelojnë fondin për sigurimet shëndetësore.
Fëmijët janë e ardhmja jonë. Pabarazinë ekonomike do ta luftojmë me skema financiare. Çdo fëmijë në Kosovë pavarësisht se nga kush është lindur, ai është i barabartë. Do të ndahen fonde për fëmijet që në lidje. Për nënat e papuna do të ndajmë 250 euro për 6 muajt e lindjes. Do të ofrojmë ushqim falas për fëmijët deri në klasën e 5. Asnjë fëmijë nuk do të mbetet i uritur dhe nuk do të mbetet mbrapa. Le të mos kenë nevojë fëmijërt që e gjithë familja të dalë nga varfëria. Do të rrisim eksportin e Kosovës. Do të jemi qeveri qe sdo te fuqizoje gratë. Do të bëjmë ligjin për pensiomnim e parakohshëm të policisë. Do të bëjmë vetingun në të gjitha institucionet e drejtësisë,” u shpreh Kurti nga parlamenti.
(E.H/Faxweb.al)