Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Asnjë Bashki përveç Shkodrës nuk ka kryetar”, Basha: Një grup sa një ekip kalçetoje mban peng vendin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar nga Shkodra para gazetarëve, se asnjë bashki në vend nuk ka kryetar përjashtuar Shkodrën që drejtohet nga Voltana Ademi, ndërsa ka theksuar se vendi mbahet penga nga një grusht njerëzish, që sipas tij janë në numër sa një ekip kalçetoje.

Me tej Basha ka thënë se edhe socialistët duan zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që sa më parë të shkohet drejt tyre aq më mirë do të jetë.

“Asnjë bashki nuk ka kryetar dhe e vetmja ligjshmëri pas paligjshmërisë së 30 qershorit është Shkodra, por shumë shpejt Shkodra dhe gjithë Shqipëria do të kenë mundësinë për ta ndryshuar sa më parë. Kjo do të ndodh nëse bashkohemitë gjithë bashkë.

PS vazhdon të turpërohet nga skandal pas skandali. E tha dikush aty në sallë që janë një grup njerëzish sa një skuadër kalçetosh që mbajnë peng Shqipërinë dhe që duan ta shtyjnë sa mund ta shtyjnë. Edhe socialistët janë të mërzitur nga qeveria që i turpëron çdo ditë më kandidatë të inkriminuar dhe që duan zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *