AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Askush nuk e priste, Marina Vjollca bën deklaratën e fortë: Kam vendosur të jem…

Marina Vjollca vendosi të dalë sot publikisht si feministe.

Moderatorja e njohur postoi në Instagram një foto të vetën, ku duket vetëm një pjesë e fytyrës së saj duke shkruajtur:

“I am feminist”, që në shqip do të thotë “jam feministe”.

Feminizmi perceptohet gjerësisht si aktivizëm për të mbrojtur të drejtat e gruas në kuadrin e barazisë së të dyja gjinive.

Aktivistët e feminizmit kanë si qëllim kryesor të zhdukin diskriminimin për shkak të gjinisë dhe të sigurojnë të drejta të barabarta punësimi, pagese, vlerësimi në shoqëri ashtu sikurse të drejtën për të zgjedhur vetë se çfarë veprimesh do të ndërmarrësh me trupin tënd, kur do të martohesh, a do të martohesh, a do të bësh fëmijë dhe nëse dëshiron apo jo ta mbash fëmijën kur je shtatzënë, për të përmendur disa shembuj konkretë.

Kohëve të fundit, feminizmi në botë është goditur nga shteti i Alabama-s, i cili miratoi ligjin që ndalon abortin.

I vetmi rast kur gratë mund të abortojnë është nëse shtatzënia përbën rrezik për shëndetin e mamasë.

Ky vendim ka alarmuar njerëz nga e gjithë bota, pasi shkel të drejtën për të zgjedhur nëse do të jesh apo jo mama dhe nga ana tjetër, lë mes katër rrugëve gratë që mbeten shtatzënë si pasojë e abuzimit.

Sa i takon feminizmit në Shqipëri, ngjarjet aktuale janë të pakta dhe po aq të paktë personazhet publike që kanë vendosur ta mbështesin publikisht.

Kujtojmë se vitin e kaluar, blogerja Aline e ftuar tek “Xing” u përlot gjatë emisionit për shkak të pyetjes diskriminuese ndaj grave që i drejtoi Kejvina me këmbënguljen e Ermalit.

Olta Gixhari ka qenë ndër ato personazhe të njohur që kanë dalë hapur kundër feminizmit.

E ftuar në “Thumb” në dhjetor ajo u shpreh se “e urren barazinë gjinore” dhe se ka dëshirë të ketë në krah një burrë që e mban me para.

“Unë i respektoj shumë rregullat e femrës. Nuk më pëlqen barazia gjinore. E urrej barazinë gjinore. Ne duam barazi gjinore të shtrembër, e duam por lekët burrit ja marrim. Lere se çfarë themi ne por çfarë ndodh përreth. E duan por i pyesin për lekët tek banka. Unë dua një mashkull që të jem e varur nga ai jo vetëm monetarisht por për çdo gjë. Unë kam dëshirë të ndihem femër.”

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.