Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Zhdukja e Artemis po kthehet në makth”, familjari jep detaje për 19-vjeçaren: E kanë parë në dyqan lodrash me dy burra

Artemis Vasili është 19-vjeçarja shqiptare që është e zhdukur në Greqi që prej 19 Tetorit dhe familjarët nuk kanë asnjë gjurmë prej saj. Familja mbetet e shqetësuar për fatin e vajzës së tyre ndërsa kanë shpresa se është gjallë dhe po mbahet peng por nuk e kuptojnë arsyen përse po ndodh kjo gjë.

“Zhdukja e Artemis po kthehet në makth. Jam i bindur që ajo është gjallë dhe se po mbahet nga disa kundër vullnetit të saj. Një fëmijë 19-vjeçar nuk mund të inskenojë një zhdukje të tillë kaq të përsosur. Artemis u largua nga shtëpia të shkuar një intervistë për punë.

Ne bëmë një hulumtim shumë të madh në Volos, sepse kishim dëshmi dhe informacione që Artemis kishte shkruar dhe në një dyqan lodrash dhe ishte e shoqëruar me dy burra. Për një javë bëmë kërkime me vëllain e saj, në mënyrë që të lokalizonim vajzën 19-vjeçare në zonën specifike, por fatkeqësisht pa rezultat”, thotë një familjar i saj.

Ndërkohë familjarët kanë marrë telefonata se do e shohin vajzën vetëm nëse dorëzojnë 5 mijë euro, por më pas nuk kanë marrë më asnjë njoftim, gjë që e shton më shumë misterin.

Artemis u largua nga banesa për një intervistë pune, por nuk u kthye më në banesë dhe mediat në Greqi shkruajnë se tashmë kjo zhdukje është kthyer në një ngjarje misterioze. (A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *