Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar zanafillën e vrasjeve të bujshme në Elbasan, ku mbeti i vrarë edhe Bujar Çela, vëllai i të kërkuarit Talo Çela. Sipas Hoxhës, gjithcka nisi për shkak të 50 kilogramëve kokainë të humbura në Londër.
“Kemi të bëjmë me një 50 kilogramsh kokaine që ka humbur në Londër. Dyshimi është që e ka marrë një grup tjetër në Elbasan. Këtu është e gjithë zanafilla e kësaj historie. Kemi 3 të vrarët në Bradashesh, Endrit Dylgjeri, xhaxhai i vet dhe shtetasi turk. Kemi dy vëllezër që sapo kishin dalë nga burgu në Itali që iu bë atentat. Pastaj kemi një atentat një i ri Peqini.
Pastaj një vrasje në Durrës. Janë nga ato vrasjet që unë thosha që autorët nuk e djegin makinën po i shpërbënin makinat. Grupi rival pyeti ku shpërbëhen makinat dhe zbërtheheshin në Durrës. Gjatë këtij viti brenda 3 muajve të parë kemi 2 vrasje, kemi vëllezërit Haxhia që kishin servis dhe para dy vëllezërve Haxhia edhe dy të tjerë që kishin servis.
Mbasi u vranë këta në Elbasan kemi dy vrasje të tjera, ku u kapën dy persona ku njëri nga ata dyshohet që ka bashkëpunuar me hetimin dhe ndodhi vrasja tjetër ku u vra një i pafajshëm vëllai i një personi në kërkim, vëllai i Talo Çelës”, tha Hoxha në emisionin ‘Opinion’.