Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Jemi skraparllinj, nëse nuk mbajmë njëri-tjetrin, mos prit të na mbaj njeri”, Artan Hoxha i jep lamtumirën Hysenbelliut me batutat dhe debatet mes tyre: Ike mik dhe na braktise

Gazetari Artan Hoxha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelli, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Turqi pasi humbi betejën me koronavirusin. Me anë të një statusi publik, Hoxha i jep lamtumirën duke kujtuar bashkëpunimet me Hysenbelliun që prej viteve të para dhe nuk lë pa përmendur batutën që përdorej shpesh prej tyre “jemi skraparllinj, nëse nuk e mbajmë njëri-tjetrin mos prit të na mbaj njeri”…

Hoxha kujton edhe debatet mes tyre që zgjasnin ditë me radhë dhe më pas ankesat që bëheshin për të, ndërsa përgjigja e Hysenbelliut ishte: “Mos u merrni me të, ma lini mua, na duhet për golin në minutën e fundit”…

“Shuhet Kasem Hysenbelliu 59 vjeç… Nje lajm i trishte për nje bashkepatriot, mik, dhe administrator i medias ku kam punuar. Nje njeri i mire me te cilin kam bashkepunuar, qe nga fillimi i viteve 2000, kur nisi punen si administrator te “Panorama”, në News24 nga viti 2011 e deri në 2016-en, e me vone në median e themeluar prej tij FAX NEwS.

Lamtumire mik, te qofte e lehte rruga për në boten e pertejme. Ike shpejt, shume shpejt dhe beftas, pa u ndjere.  Kemi bashkepunuar qindra here, kemi debatuar dhjetera here, por në fund Kasemi kthehej me nje buzeqeshje karakteristike dhe me batuten, “jemi skraparllinj, nese nuk e mbajme njeri-tjetrin mos prit të na mbaj njeri”…

Sa here kishim ndonje histori me spec per te denoncuar “ata lart” pushtetin dhe politikanet, të cilet e dinin menyren si të benin presion të pronaret, udhezimi i Kasemit ishte, “Tance ma lere mua, fike telefonin dhe mos iu pergjigj askujt, madje as pronarit”.

Pastaj kur debatonim, zgjaste me öre te tera, ndoshta me dite, nuk binim në nje mendje si dy kokeshkembinj Skrapari.  Debati shkonte deri aty sa i kujtoja se vertete ishim nga e njejta zone por na ndante Kanioni Osumit.

Por te nesermen origjina nga vinim, pasioni per punen qe benim, për te thene gjithnje te verteten dhe per ta mbajtur gjithmone News24, median nr.1 informative në vend, na bente serish bashke.

Sa here drejtuesit poshte tij, drejtore, kryeredaktore, shkonin per ndonje ankese ose pakenaqesi ndaj meje, pergjigja e Kasemit ishte:” Mos u merrni me te, ma lini mua, na duhet per golin në minuten e fundit”…

Ike mik dhe na braktise kur kishe ende shume ide e pune per te mbaruar. Do t’i mungosh familjes, krijeses tende, Fax news dhe stafit të saj, gjithkujt qe të ka njohur apo takuar qofte dhe njehere te vetme. Lamtumire Kasem Hysenbelliu…”, shkroi Hoxha.

President i Fax Media Grup ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me Covid-19. Zoti Hysenbelli u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të Shtune në Turqi, ku ishte duke u kuruar prej disa javësh, Ai nuk mundi që të fitonte dot betejën me virusin, pavarësisht përpjekjeve të mjekve dhe lutjeve të familjarëve, miqve dhe të gjithëve atyre që e kanë njohur.

Fax Media ka humbur arktitektin e tij i cili e themeloi nga e para në Tetor të vitit 2017, duke qenë drejtor dhe pronar i vetëm. Kontributi i zotit Hysenbelli në median shqiptare ka qenë i vyer, i veçantë, i shumanshëm dhe i gjatë.

Diplomuar për matematikë dhe në fushën e Jurisprudencës, ai tashmë mbetet një personalitet në median shqiptare me një angazhim 20-vjeçar, si drejtues i disa prej tyre. Ai fillimisht është angazhuar si drejtor i Përgjithshëm i Gazetës Panorama. Nga 2001-2012 ka drejtuar këtë gazetë. Nga 2012 deri 2016 Drejtor i Përgjithshëm i News 24. Zoti Hysenbelli themeloi të parin TV të pavarur në vend Fax News, që me përkushtimin dhe vendosmërinë e tij, u shndërrua përtej çdo parashikimi në zërin e njerëzve të thjeshtë. Ai ka qenë gjithashtu anëtar i Kryesisë së Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”

Për një periudhë tepër të shkurtër, zoti Hysenbelli në drejtimin e Fax News, shtroi rrugën e një modeli mediatik të përqafuar nga qytetari shqiptar, të tregojë pavarësinë e asnjanësinë e një media kur media në përgjithësi, ishte në rënie të lirë sa i përket besueshmërisë së qytetarëve. Beteja e tij për tu futur dhe mbijetuar në tregun mediatik ka qenë në kushte aspak komode, jo të barabarta dhe jo pak herë edhe e shënjestruar, por aleanca e pakompromis me të vërtetën dhe qytetarin, e shndërroi në atë për të cilën ishte krijuar.

Zoti Hysenbelli ofroi një pasqyrë mediatike ku mjetet e kontakteve të saj nuk ishin të mbushura me shqetësimin e politikës dhe politikanëve mbi të vërtetat e hidhura ndonjëherë; të personazheve që shqetësohen për bëmat e tyre; të krimit që blinte informacionin; të biznesmenëve ndaj të cilëve punonjësit e tyre kishin ankesa. Dyert e Fax News zoti Hysenbelli i shndërroi në një organ të rëndësishëm ku drejtësia ballafaqohej me padrejtësinë duke mbajtur gjithnjë krahun e të vërtetës.

Mjetet e kontaktit të Fax Medias u hapën për qytetarët, pa dallime të çfarëdollojshme. Ekrani që krijoi zoti Hysenbelli përfaqëson denjësisht atë për të cilën u krijua, që sot ndiqet dhe përcillet në disa platforma në shumë shtete të botës përmes asaj televizive dhe online.

5 Dhjetori është një ditë e dhimbshme për familjen Hysenbelli, bashkëshorten e tij Enkelejda, djalit Kevinit dhe vajzës Donika si dhe familjarët, të afërmit e bashkëpunëtorët ndër vite.

Sot është një ditë e dhimbshme dhe humbje e pazëvendësueshme edhe për familjen e Fax Media Grup, për çdo punonjës të kësaj mediaje të cilëve Hysenbelli u dha ndër vite besnikëri, liri profesionale, nxitje për të gjetur dhe transmetuar vetëm të vërtetën. I gjithë stafi i televizionit që ai themeloi i shprehin ngushëllimet familjes së presidentit Hysenbelli për humbjen e madhe.

(A.M/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *