Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Arta Vorpsi apo Marsida Xhaferllari? Meta reagon ashpër: Kujt po i kërcet për fletoren e Dvoranit

Pas betimit të Arta Vorpsit tek një notere si anëtare e re Gjykatës Kushtetuese si dhe emërimit të Mars pasi u refuzua nga presidenti Meta.

Gjyqtarja Arta Vorpsi u betua ditën e sotme tek noterja si antëre e Gjykatës Kushtetuese, pas refuzimit të presidentit Ilir Meta për ta betuar.

Por për të njëjtin vend, Ilir Meta ka betuar sot gjyqtaren Marsida Xhaferllari, duke shkaktuar kështu një ngërç kushtetues.

I ftuar në emisionin Opinion, Meta me tonë te larta u shpreh se kjo histori ka përfunduar, ndërsa tha “Kujt po i kërcet për fletoren e e Dvoranit.”

“Arta Vorpsi apo Marsida Xhaferllari, cila do të jetë anëtarja e re e Kushtetueses”, pyeti gazetari Fevziu, ndërsa Meta nuk u kursye në përgjigje. “Kjo histori ka përfunduar. Është ajo që ka dekretin e Presidentin. Mbaroi historia. Kujt po i kërcet për fletoren e e Dvoranit. Kështu është. Po shko dhe ti bëj një betim gjëkundi. Jemi shtet i së drejtës jo Republikë Noteriale. Kjo është histori e përfunduar, e kopsitur.”

Sa i përket reagimit të kreut të KED, Meta tha: Unë asistencë mjekësore nuk i ofroj dot. Ai paska shqetësim për çështjen e etikës së presidentit, ndërkohë nuk ka shqetësim që bëhej pjesë e një plani mafioz për ti grabitur në mënyrë mafioze kompetencat presidentit që ia ka dhënë kushtetua.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *