Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Arsenal fiton me përmbysje Kupën e Anglisë, goli historik i Pulisic nuk i mjafton Chelsea-t

Arsenal ka fituar Kupën e Anglisë pasi ka mundur 2-1 në Wembley Chelsea-n.

Ka qenë një fitore me përmbysje për skuadrën e Arteta-s, që e ka parë veten në disavantazh pas vetëm 5 minutash lojë pas golit të shënuar nga Pulisic.

Një gol historik ky për yllin e Chelsea-t, i cili është bërë amerikani i parë që shënon në një finale të Kupës së Anglisë. Gjithashtu, ky ka qenë edhe goli i dytë më i shpejtë i shënuar në këtë kompeticion që nga 1997-ta, pas golit të shënuar nga në minutën e parë kundër Middlesbrough.

Kundërpërgjigja e Topçinjve ka ardhur në minutën e 28-të me penalltinë e transformuar nga Aubameyang, i cili ka kompletuar përmbysjen e  të tijve në minutën e 67-të.

Që nga debutimi i tij me Arsenal-in në shkurtin e 2018-ës, Aubameyang ka shënuar më shumë gola në të gjithë kompeticionet se çdo lojtar tjetër i Premier League (70, dy më shumë se Mohamed Salah).

Rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fund, me Chelsea-n që e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Kovacic në minutën e 73-të.

Ky ka qenë triumfi i 14 i Arsenal-it në Kupën e Anglisë. Asnjë skuadër tjetër nuk e ka fituar këtë kompeticion më shumë se Topçinjtë.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *