Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Arrita të ul Serbinë në tryezë”, Rama në pozita inferioriteti ndaj Vuçiçit: Kosova po hyn në rrugë qorre!

Sikur të mos i mjaftonte konferenca e mbajtur me krerët e tre shteteve, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, Edi Rama ka pasur një konferencë pyetjesh dhe me gazetarët, për të thënë se ulja e Serbisë në këtë tryezë ishte sukses i tij.

Më shumë se pesë herë, Rama tha se ia kishte dalë që të ulte Serbinë në tryezë, ndërsa Kosova me refuzimin e saj, është duke u futur në një rrugë qorre, dhe po i bie reputacioni në të gjithë sytë e ndërkombëtarëve.

“Së pari dua tiu kujtoj të gjithë patriotëve që bëjnë sikur kanë rënë nga qielli, që ka 5 vite, të paktën 5 vite që udhëheqësit e Kosovës janë në tryezë me presidentin dhe me kryeministren e Kosovës, në çfarëdolloj formati.

Duket sikur është hera e parë që bëhet një takim, ndërkohë që është mirë të kujtohet se udhëheqësit e Kosovës kanë ngrënë dhe kanë pirë, me palën serbe dhe me të tjerë, dhe kanë bërë shumë mirë. Kjo nuk do të thotë se kanë hequr dorë nga pavarësia, kjo do të thotë se kanë qenë aty për të ndërtuar një botë të ndërlidhur.

Kosova mungon pasi ka hyrë në një rrugë qorre, po i bie vetes, dhe po i bie reputacioni”, tha Rama.

Ndërkohë që lidhur me dekaratat e Vuçiç, që mohon masakrën e Reçakut, Rama tha se ai vetë e ka dënuar këtë publikisht, por kjo nuk e pengon që të ulet në tryezën e diskutimit.

“Me atë nuk jam dakord as unë, atë e kam dënuar publikisht, por unë nuk din ë historinë e njerëzimit, kur konfliktet pas luftës janë zgjidhur pa qenë në krah apo përballë njëri tjetrit. Zgjidhjet nuk kanë ardhur me”, u shpreh Rama.

Ndërkohë nëse ndjen ndonjë përgjegjësi personale me mungesën e Kosovës, Rama as që e çon në mend.

“Unë do të ndjeja përgjegjësi personale në rast se Kosova nuk do të ishte ftuar, më vjen keq dhe për ju që nuk doni të dëgjoni, kur unë them që kjo marrëveshje sjell një potencial të jashtëzakonshëm në marrëdhënie me të gjithë vendet. Unë kam arritur që të ulë Serbinë pa asnjë kusht në tryezë. Shijkojeni realitetin në sy, SHBA dhe BE i kërkojnë Serbisë të njëjtën gjë që ia kërkojmë dhe ne”, tha Rama përpara gazetarëve.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *