Njëra e rreh, tjetra e kërcënon me armën nusen e vëllait. Pas denoncimit policia prangos kunatën 45 vjeç dhe procedon tjetrën.
Policia njofton se në pranga ka rënë Sh.D, 45 vjeçe, banuese në Dibër të Madhe. Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja Z.M, 31 vjeçe, banuese në Kukës (motra e shtetases Sh.D).
Arrestimi i saj u bë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait të saj shtetases A.D 28 vjeçe banuese në Dibër. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasja Z.M e cila ka kanosur me armë gjahu, pa fishek shtetasen A.D.
Arma e gjahut, në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishek. Arma është me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.