07:56 | 28/01/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestohen dy persona në Mat, shisnin drogë pranë shkollave dhe e lejonin të konsumohej brenda lokalit

13:44 | 25/01/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të fus në dhe mor..”, goditi dhe shau rëndë qytetarin, përjashtohet nga Policia shefi i Komisariatit të Pukës

Policia e Matit njofton arrestimin e shtetasve Alfred Kola dhe Ergys Kurtaga të cilët akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

“Kontrolle të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Kishte përshtatur ambientet e lokalit të tij, për përdorimin e lëndëve narkotike, vihet në pranga 40-vjeçari. Gjatë kontrollit në këtë lokal u gjetën kokainë, kanabis dhe pajisje që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike.

Vihet në pranga edhe një shtetas tjetër (klient në lokal), pasi iu gjetën një sasi kanabisi dhe një dorezë metalike.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 2 të arrestuarit shpërndanin lëndë narkotike në lokal dhe në afërsi të shkollave.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që kishte përshtatur lokalin e tij, për përdorimin e lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit A. K., në qytetin e Burrelit, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, si dhe pajisje të ndryshme që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike, të cilat u sekuestruan ne cilësinë e provës materiale.

Në ambientet e lokalit u konstatua edhe shtetasi E. K., të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një përforcues grushti (dorezë metalike), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. K., 40 vjeç, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

E. K., 30 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A. K., në bashkëpunim me shtetasin E. K., shpërndante lëndë narkotike, në lokalin e tij dhe në afërsi të shkollave. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas

Dimri i acartë në Afganistan, 120 të vdekur për dy javë

Para

Arrestimi i ish zyrtarit të FBI, Meta akuza Ramës: Ka kompromentuar marrëdhëniet me SHBA, drejtësia duhet të “ngrihet në këmbë”

Para
Ilir Meta reagon për sulmet ndaj Policisë dhe EULEX-it në veri: Apeloj fuqimisht për shmangien e çdo provokimi!

Arrestimi i ish zyrtarit të FBI, Meta akuza Ramës: Ka kompromentuar marrëdhëniet me SHBA, drejtësia duhet të "ngrihet në këmbë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

E pranoi, Rita Ora: Po jam martuar, zgjodha ta mbaj private sepse…

Çështja “McGonigal”/ Reagon drejtori i FBI: Sjellja e tij nuk përfaqëson të gjithë pununjësit, ishin agjentët tanë që e arrestuan

Fundjavë me diell, por e ftohtë, ja cilat janë zonat ku termometri do të shënojë nën zero

Horoskopi sot, ja çfarë kanë menduar yjet për ju

Federata Shqiptare e Futbollit shpall më të mirët e vitit 2022 në fushën e blertë

“McGonigal nuk përfaqëson FBI dhe punonjësit e saj”, reagon për herë të parë drejtori Wray: Ka katër vjet i larguar nga ne, të vihet para drejtësisë

Si të parandaloni dhimbjen në rrënjët e flokëve, mësoni disa mënyra të thjeshta

Krimi i dyfishtë në familjen në Gramsh/ Flasin fqinjët: Njerëz të mirë ishin, autori duket sikur nuk ishte mirë nga mendja

Rama mungon në mbrëmjen gala të Superiores, Armand Duka: Kryeministri është sëmurë

Peisazhet magjike shqiptare vijnë në ekspozitën “Plaime Aire”, Xheneta Kadillari: Synimi jonë është paraqitja e realitetit të vendit tonë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.