Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Arrestohen 4 persona në Korçë, ja cilat janë arsyet

Policia e Korçës ka vënë në pranga 4 persona për vepra të ndryshme penale që kanë të bëjnë me dhunë në familje, përdorimin e paligjshëm të basteve sportive, aksident gjatë drejtimit të mjetit me psojë plagosjen e një këmbësori dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Përkatësisht janë arrestuar E. Z., 32 vjeç, banues në Korçë, F. A., 33 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, I. H., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Zvezdë, Maliq dhe Y. P., 59 vjeç, banues në fshatin Koshnicë, Devoll.

Njoftimi i policisë:

Policia arreston në flagrancë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • E. Z., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij shtetasit B. Z., 63 vjeç, banues në Korçë.
  • F. A., 33 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në fshatin Pocestë, iu gjet një telefon celular i markës “Samsung”, të cilin ky shtetas dyshohet se e përdorte për vendosjen e basteve sportive, i cili iu sekuestrua në cilesinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • I. H., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Zvezdë, Maliq, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen R. Xh., 39 vjeçe, banuese në Zvezdë, e cila u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.
  • Y. P., 59 vjeç, banues në fshatin Koshnicë, Devoll, pasi ky shtetas në aksin rrugor Bilisht-Miras, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat”, pa targa.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje” , “Organizimi i lotarive të palejuara” , “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *