Policia vuri në pranga pasditen e sotme dy ish-deputetët socialist, Arben Ndoka dhe Arben ÇUko, për këtë të fundit reagoi vetë Kryeministri i cili teksa shprehu keqardhjen e tij, tha se është në krahun e drejtësisë.
Pas kësaj ka reaguar edhe nënkryetari i Kuvendit si përfaqësues i opozitës, Edi Paloka, i cili shprehet se Rama po i përdor dy të arrestuarit për të larguar vëmendjen nga superskandale.
“I perdori sa e si mundi…Po i perdor edhe tani per te terhequr vemendjen nga superskandalet e per te shpetuar dhe nje here koken e tij.”, -shkruan Paloka.
Kujtojmë se Çuko është arrestuar pasi ka tentuar të transferojë nga burgu të dënuarin Olsi Karagjozi, i dënuar me 22 vite burg në këmbim të parave.
Nga ana tjetër Arben Ndoka akuzohet për ndërhyrje në tjetërsimin e një prone tek “Rana e Hedhur” në favor të disa të afërmve të tij.
(B.B/ Faxweb.al)