Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Arrestimet për dëmtimet nga tërmeti, Prokuroria kërkon burg për dy ish-kryekomunarët

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ‘arrest me burg’ për disa prej ish-zyrtarëve që u arrestuan pas operacionit të ndërmarrë në kryeqytet në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Fatbardh Plakun, ish-kryetarin e komunës së Farkës dhe Besnik Fuçin, ish-kryetarin e komunës Kashar.

Ndërkohë, për Faik Fejzon, prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest në shtëpi’, ndërsa ‘arrest në burg’ për Vjollca Hoxhollin. Në kuadër të këtij megaoperacioni u lëshuan 40 urdhër-arreste, ku mes te arrestuarve ka zyrtare, ish-zyrtare dhe ndertues.

Ndërkohë që masa më lehtësuese pritet që të kërkohen për gratë e arrestuara. Seanca po zhvillohet në disa pjesë, pasi ishte e pamundur që ambientet e Gjykatës së Tiranës të mund të nxinin të gjithë të arrestuarit.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *