Armina Mevlani flet pa komplekse kur bëhet fjalë për jetën e saj personale. Blogerja është shumë e hapur dhe nuk ngurron të shuajë kureshtjen e ndjekësve mbi çështje intime të saj.
Së fundi ajo është pyetur nëse ka pasur të dashur përpara se të bëhej e famshme dhe Armina është përgjigjur që “Jo”.
Ajo u shpreh se shokët e shoqet e tallnin se nuk kishte të dashur, por shtoi se nuk dëshironte të shkonte drejt atij hapi nëse nuk kishte gjetur personin e duhur.
“Para se të isha e famshme nuk mund të them që kam pasur të dashur në kuptimin e plotë të fjalës. Kam pasur vetëm shokë adoleshence me të cilët dilja por nuk kam qenë e lidhur. Shumë shokë shoqe më kanë talluar sepse unë bashkë me shoqen time të ngushtë nuk kishim të dashur deri shumë vonë. Kjo nuk ndodhi sepse isha kundra por doja të gjeja një njeri që të më përshtatej,”– u shpreh Armina e ftuar në “Prive”.
Blogerja është në një lidhje me Shkëlzen Berishën prej disa vitesh.