AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Arkitekti i Kullave që “pushtuan” Tiranën nën hetim nga prokuroria italiane

Arkitekti Stefano Boeri po hetohet nga prokuroria italiane lidhur me procedurat për ndërtimin e qendrës Norcia.

Boeri ka qenë drejtori i punimeve për këtë qendër.

Në njoftimin e  prokurorisë përveç emrit të kryetarit Nikola Alemanno është dhe emri i Boerit. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të ndërtimit të kësaj qendre, si dhe mungesë të lejes së ndërtimit dhe autorizimit të lejes mjedisore.

Kjo qendër është ndërtuar pas tërmetit që preku Italinë, me fonde të mbledhura nga mediat italiane Corriere della Sera, La 7 e Tg.

Kush është Stefano Boeri?

Stefano Boeri nuk është një emër i panjohur për shqiptarët. I përzgjedhur nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Boeri ka projektuar planin urbanistik të Tiranës “Tirana 2030”.

Ai ka projektuar gjithashtu dhe pyllin orbital të kryeqytetit.

Projekti prej 71 faqesh i prezantuar nga Boeri në dhjetor të 2016, është kundërshtuar nga ekspertë, artitektë, shoqëria civile dhe opozita pasi është quajtur si plani i “kullave” shumëkatëshe që po zaptojnë Tiranën.
Burimi: La Republica

(F.G/Faxweb.al)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *