Ish-shefi i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, përmes një interviste të dhënë për Faxnews ka dhënë detaje nga vdekja e Arjan Salës, 33-vjeçarit hero që u vetësakrifikua për të shpëtuar punonjësit e qendrës tregtare ku punonte si roje sigurie.
Premçi shprehet se Arjan Sala u vetëshpall hero për faktin se pasi arriti të nxirrte nga godina të gjithë punonjësit, u fut aty për të luftuar me flakët dhe t’i shuante ato dhe këtë e demonstron një bombul fikësezjarri e gjetur pranë trupit të tij.
“Unë e kam parë gjithë territorin, kam parë gjithë magazinën, kam parë portat hyrëse dhe ato të emergjencës dhe jam shprehur në orët e para në media që i ndjeri Arjan Sala nuk do të jetonte më.
Me keqardhje i kam shprehur nëpërmjet ekraneve televizive ngushëllime familjes pasi Arjan Sala ishte bërë vetë hero. Hero i ditës ishte vetëshpallur, për faktin se pasi ka kryer disa operacione hyrëse duke nxjerrë punonjësit nga brenda magazinës, operacionin e fundit e ka kryer në tentativë për të shuajtur zjarrin. Afër trupit të Arjan Salës është gjetur një bombul fikësezjarri, ç’ka që do të thotë se Arjan Sal aka shkuar për të luftuar me zjarrin.
Trupi i Arjan Salës është gjetur përmbys, i mbuluar nga raftet dhe konfeksionet e magazinuara dhe më pas i kanë rënë copat e suvasë dhe të betonit. Kjo tregon se Arjan Sala është asfiksuar dhe më pa I kanë rënë raftet, konfeksionet dhe copat e betonit duke bërë që trupi I tij të dëmtohej vetëm në pjesën e gjymtyrëve të poshtme”, tha Premçi.(F.M/Faxweb.al)