Gazetari Arian Cani ka zbuluar detaje për prejardhjen e ministrit grek Nikos Dendias për të cilin thotë se është kushëri me Ramën pasi është me origjinë nga Vunoi, fshati i gjyshes së kryeministrit.
Në emisionin “Open”, Cani u shpreh se Rama do e tradhtojë Erdoganin për tu bërë palë me Greqinë. Ndërsa sa i përket kravatës të shumëkomentuar në takimin me Dendias, Cani thotë se është shenjë kompleksi dhe inferioriteti nga ana e kryeministrit.
“Rama dhe Dendias janë kushërinj. Dendias është nga Vunoi. Miqtë e mi që jetojnë në Korfuz thonë që Rama flet greqisht. Në Turqisht me shumë mundësi di vetëm fjalën kazan dhe ejvalla. Nga ana tjetër zemra i rreh nga Turqia. Unë besoj dhe dyshoj fort që Rama do të tradhtojë vëllain e tij Erdogan. Rama kur ishte në Athinë dhe hante darkë me Mitsotakis, i ka thënë që Turqia e ka xhan Greqinë, e do Greqinë. Edhe pse aktor i një vendi të vogël, ka maninë të luajë. Rama është fenomen, di të luajë miqtë më të mëdhenj të botës dhe të thojë i kam miq të dy. Duhet të zgjedhë.
Mes qytetarëve dhe barbarëve, mendoj që Rama do zgjedhë barbarët. Kravata ishte interesante, edhe pse e kishte kushëri nga Vunoi. Po të vësh re, bën një lojë, nga një anë shan patriotin, nga ana tjetër del me patriotin.
Për mua është shenjë kompleksi dhe inferioriteti që mban flamurin e vendit të vet.” (A.M/Faxweb.al)