Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Rindërtimi pas tërmetit/ Ahmetaj: Është bërë një punë kolosale, një pjesë dërrmuese shtëpive individuale përfundon para 31 dhjetorit

Ministri për Rindërtimin pas tërmetit Arben Ahmetaj në një intervistë për Fax News foli në lidhje me punë që ka kryer qeveria këto muaj për ndërtimin e  banesave të premtuar për qytetarët.

I pyetur nga gazetarja në lidhje me banorët të cilët ende flenë në çadra, Ahmetaj tha se kjo është një zgjedhje për shkaqe objektive, ndërkohë që shtoi se atyre u është ofruar bonus qiraje.

Ahmetaj nga ana tjetër nënvizoi se në 9 muaj programet e rindërtimit janë të gjitha aktive, duke shtjelluar më tej se programi i qeverisë është unik, pasi në asnjë vend të botës, asnjë qeveri nuk ka dhuruar shtpi falas.

Më tej Ahmetaj tha se në vitin 2020-2021, vetëm nga burime të brendshme, janë dhënë 340 mln dollarë plus 250 mln dollarë vitin tjetër, ku do të strehohen mbi 20 mijë familje në zonën e dëmtuar.

“Është bërë një punë kolosale që nga tërmeti i 26 nëntorit. Buxheti i shteti ka ofruar bonus qeraje për secilën nga ato familje që jetojnë në çadra, por familjet për shkaqe objektive se kanë tokën afër, bagëtinë, kanë zgjedhur që të jetojnë në çadër që nuk është normale po është fakt.

Në 9 muaj të katër programet e rindërtimit janë aktive. Programi i parë është programi i shkollave janë 143 shkolla në rindërtim apo në riparim, një pjesë bëhet nga buxheti i shteti një pjesë tjetër po bëhet nga donatorët. Të 143 shkolla janë në fazë shumë të avancuar.

Kur dëgjojmë rëndom në atë betejën e opozitës, shkojnë në shkolla dhe thonë ja e shikoni kjo nuk ka filluar akoma janë shkolla të listës së komisionit dhe komisioni ka procedurën e vet.

Programi i dytë është programi i granteve. Është programi ku qeveria u jep Cash në dorë familjeve të dëmtuara, DS1, DS2, DS3 që rikonstruktohen drejtpërdrejt nga familjet dhe shumat janë nga 1 mln deri në 5 mln lekët të vjetra.

Buxheti i shtetit sot ka akorduar 86 mln dollarë, vetëm në Durrës janë akorduar gati 26 mln dollarë të cilat janë Cash për familjet e dëmtuara.

Programi tjetër është programi i infrastrukturës dhe i pallateve ose i komplekse urbane. Një numër i konsiderueshëm rreth 7 sajte kanë filluar punën, ndërkohë që proceduara e prokurimit është në fazë të avancuar. Buxheti i shtetit ka akorduar 16 miliardë lekë për pallatet jashtë bashkisë së Tiranës dhe 114 miliardë lekë në bashkinë e Tiranës. Në Tiranë do të ndërtohen rreth 1600 apartamente vetëm për rindërtimin nga dëmet e Tërmetit plus që do të ketë edhe zhvillime të poliqendrave dy që janë në fazë të avancuar që është 5 Maj dhe Kombinati të cilat do të fillojnë në javën e parë të Tetorit.

Kemi dhe programin tjetër të katërt që janë njësitë individuale, të cilat kanë filluar të ndërtojnë shtëpitë. Një pjesë dërrmuese e njësive individuale do të përfundojnë para 31 dhjetorit. Si program është unik, është program ekstrem i majtë. Po të shohësh ngjarje të kësaj natyre, që janë bërë nga qeveritë, asnjë nga qeveritë nuk ka ndërtuar dhe nuk ka falur shtëpia. Nuk e ka bërë njeri kjo është unike. Ne kemi akorduar në vitin 2020-2021, vetëm nga burime të brendshme, 340 mln dollarë plus 250 mln dollarë vitin tjetër ku do të strehohen mbi 20 mijë familje në zonën e  dëmtuar. Jemi në një fazë shumë të avancuar.:- tha Ahmetaj.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *