Drejtori i Pòlicisë së Shtetit Ardi Veliu ka raportuar sot në Komisionin e Sigurisë, lidhur me raportin e insitucioni që ai drejton përgjatë vitit 2019, ku nuk la pa përmendur as çështjen e Covidit, ku tha se kanë rezultuar pozitiv 25 efektivë. Ndërkohë që numri i të efektivëve që kanë qendruar në karantinë ka qenë 93.
“Ka pasur 25 efektivë të prekur nga radhët e Pòlicisë, të cilët derimë tani janë të gjithë të shëruar. Përgjatë vitit 2019 është rritur evidentimi i krimeve seksuale. Po shohim me shqetësim shtimin e rasteve të dhunës në familje, ndërkohë që kanë shënuar rënie krimet e hakmarrjes.
39 mln euro janë sekuestruar për pastrim parash, ndërkohë që kemi goditur 43 grupe kriminale. Mbetet shqetësim numri i lartë i aksidenteve rrugore, janë shunuar 1494 përplasje dhe 227 viktima. Kemi 14 viktima më shumë se në vitin 2018, por kemi të plagosur rëndë më pak,”, tha Veliu mes të tjerave në raportimin e tij në Komision.
Ndërkohë që duke iu referuar muajve të parë të këtij viti, Veliu tha se kemi 9 vrásje më pak se e njëjta periudhë e vitit 2019, dhe kjo falë kontrolleve të shtuara dhe pranisë në rrugë të bluve.
“Sa i përket vrásjeve, kemi 9 më pak se një vit më parë, ose 20% më pak, kjo shifër nuk është vetëm te vrásjet, por edhe te plagosjet e rënda, dhe te krimet që janë kundër personit. Pòlicia ka qenë në gadishmëri që në ditët e para të pandemisë, dhe kanë punuar me 12 orë, Pòlicia ka marrë mbështetje edhe për flotën e automjeteve që nuk ndodhte prej 12 vitesh”, tha më tej Veliu.