Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Apollon Baçe rrëfen historinë e të moshuarës kosovare: Më përdhunuan serbët në sy të fëmijëve

Akademiku shqiptar, Apollon Baçe tregoi një histori mjaft të dhimbshme të një të moshuare nga Kosova, e cila ka përjetuar vitet e luftës. Në emisionin “360 gradë”, Baçe tha se një grua i ka rrëfyer se është përdhunuar nga serbët në sy të fëmijëve.

Madje, ajo është shprehur e habitur pse ishte zgjedhur ajo sepse kishte plot vajza të reja. Sipas Baçes, Serbia e ka bërë gjithë këtë me qëllimin për t’i poshtëruar kosovarët.

“Kam takuar një grua kur isha atje 93-vjeçe dhe më ka thënë se më kanë përdhunuar serbët në sy të fëmijëve. Ka përfunduar e lënduar fizikisht. Është shumë makabër dhe habia e saj ishte: Pse mua kur kishte vajza 18 vjeçe? Qëllimi është poshtërimi. Urrejtja lind nga propaganda, ministër i propagandës ka qenë Vuçiç”, tha Apollon Baçe.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.