BotaFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Anulimi i takimit, vjen paralajmërimi i Trump për Kim Jong Un: Ushtria jonë, e cila është shumë më e fuqishme…

Presidenti Donald Trump nuk do të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un muajin e ardhshëm, njoftoi në një letër Shtëpia e Bardhë të enjten në mëngjes, duke hequr planet për atë që do të kishte qenë një samit historik diplomatik.

Trump ka thënë se takimi arriti në një  “pengesë të jashtëzakonshme” dhe paralajmëroi Korenë e Veriut se ushtria amerikane është e gatshme të veprojë nëse Peniani do të marrë ndonjë veprim “të pamatur”.

“Ushtria jonë, e cila është shumë më e fuqishme kudo në botë që është përmirësuar në masë të madhe kohët e fundit, siç e dimë të gjithë, është gati sipas nevojës”, tha ai.

Por ai e la hapur derën për rinovimin e shkrirjes diplomatike që i parapriu bisedimet e parashikuara.

“Nëse dhe Kim Jong Un zgjedh të angazhohet në dialog dhe veprime konstruktive, unë pres”, tha ai. (B.H/Faxweb)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *