Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Anulimi i koncesionit Milot-Fier, Kalaja tregohet modest: Ndoshta s’kemi ndikuar aspak në këtë histori, ndoshta janë prishur në pazare

Gazetari Aulan Kalaja, i ftuar në studion e lajmeve të televizionit FaxNews, ka folur rreth anulimit të koncesionit të rrugës Milot-Fier. Kalaja shprehet se ai së bashku me aktivistë të tjerë ishin të parët që e denoncuan këtë aferë korruptive pa garë. Megjithatë gazetari tregohet modest dhe pohon se ky anulim mund të mos jetë një fitore e kauzës së tyre, por një prishje e pazarit mes aktorëve vendimarrës.

“Jam pro ndërtimit të rrugëve pasi sjellin komunikim dhe zhvillim të biznesit dhe zonës. Jam pro ndërtimit të autostradës Milot Fier. Por ndërtimi i kësaj rruge të bëhet në mënyrë të ndershme, me një ofertë konkuruese dhe jo me një ofertë të fryrë. Ky projekt në rastin e vet më të mirë do të shkonte deri në 500 milionë euro dhe këtë nuk e them unë por e thonë ekspertët, me të cilët ne kemi biseduar si ekip pasi ne nuk marrim vesh nga rrugët.

Kur është bërë fjalë për hapjen e këtij koncesioni më 1 Korrik, e kam parë fillimisht nga ekrani dhe ajo që më tërhoqi vëmendjen ishte shifra prej 1.2 miliardë euro, se më vonë kemi kryeministrin që tha se kjo rrugë do të kushtojë 1.4 miliardë euro.

Në këto momente unë kam marrë kurajon qytetare për ta investiguar këtë aferë. Daljen e parë e kam pasur 20 ditë më vonë pasi u shpall ky koncesion.

Duhet ta themi janë atribute, ne jemi të parët që e kemi bërë këtë denoncim këtu bashkë me ju në televizionin FaxNews.

Unë mendoj se Ministria e Transportit erdhi tek qëndrimet tona, bëri një gabim duhet ta pranojë dhe të tërhiqet. Duhet të ndërtohet rruga Milot-Fier por me një ofertë më të ulët.

Ndoshta ne skemi ndikuar aspak te kjo histori, ndoshta këta janë prishur në pazare me njëri tjetrin në këtë histori, kjo ka shumë mundësi të ketë ndodhur”, tha Kalaja.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *