Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Anti-KÇK është fytyra e vërtetë e qeverisë”, Rama krenohet me paketën ligjore: Për ata që kanë fshirë diellin para syve të…

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se paketa anti-KÇK është fytyra e vërtetë e qeverisë, tejsa atë e konsideroi si një arritje madhore që ka ulur në një tryzë një sërë institucionesh që sipas tij, nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës.

Rama radhiti një sërë krimesh që kanë bëra ata që do t’iu duhet të justifikojnë pasurinë, ndërsa sqaroi se ata nuk janë të dyshuar për vepra kriminale, por të dënuar që kanë ndërtuar pasuri në mënyrë të paligjshme.

Ai nuk i ka kursyer akuzat ndaj Presidentit Ilir Meta, opozitës jashtë-parlamentare por edhe asaj parlamentare të cilës i kërkon votën sot për aktin normativ, avokatin e popullit ndërsa i akuzoi se iu qajnë hallin kriminelëve.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Është absolutisht e vërtetë, paketa anti-KCK është fytyra e qeverisë tonë, ju siguroj se shqiptarët, nuk pyesin për syzet e diellit pa ditë me shi të asaj vajzës, por pyesin për shiun e lotëve të shumëkujt për për ata që ua kanë fshirë diellin nga sytë viktimave të krimit të organizuar, mijëra vajzave të rrëmbyera, të trafikuara dhe të abuzuara rrugëve të Europës. Për ata që ua kanë fshirë diellin nga sytë shumë jetimëve që kanë mbetur pa baballarë sepse ua kanë vrarë këta që ti zotrote flet për një dynja aty e një tufë me dhi andej. 

Nuk jam aspak i befasuar nga gjithë përkrahja e befasishme që ka gjetur elita e krimit të organizuar, sa për ne e kemi shpallur betejën më të skajshme kundra asaj që e ka tollovitur Shqipërinë tre dekada me radhe dhe falë gjithë horrave dhe hipokritëve me kostum që e ka bërë horr Shqipërinë edhe në sytë e shumë njerëzve që shqiptar nuk janë por që e ndjekin vendin tonë, që shkruajnë e hedhin helm me kënaqësinë më të madhe. 

Si ka mundësi që vija e kuqe e shtetit dhe krimit të organizuar ngrihet një koalicion kaq i larmishëm mes segmentesh nga të gjitha rrugët publike, nga mediat tek i ashtuquajturi President i Republikës, nga opozita këtu para meje, atje në rrugë e tek avokati i popullit, për t’iu qarë hallin të shkretëve që kanë vrarë, përdhunuar, shantazhuar, grabitur pronat, shantazhuar, sa nuk merren as me mend njerëzit e zakonshëm dhe sipërmarrësist e këtij vendi dhe që tani po dhunohen të drejtat e tyre njerëzore. 

Po turp nuk iu vejn fare gjithë këtyre njerëzve që kanë mundësi të thonë një fjalë dhe janë bërë karvan qorrash për të bërë sakrificën e ardhshme në drejtim të qelive ku janë kyçur një pjesë e tyre apo në drejtim të gjithë atyre që nuk janë kyçur akoma për t’ju çuar mesazhin se jemi me ju. Prisni që t’ju zhveshim nga paraja e zezë nga paratë kriminale, ngrihuni, mundësisht na e hiqni qafe fizikisht.

Si ka mundësi që deri kur shpallem këtë dhe lufta jonë me krimin kishte marrë këtë përmasë, po këta viktima të shkeljes së të drejtës së njeriut tani disa njerëz zoti që duhen marrë në mbrojtje sepse janë viktimë e qeverisë dhe shtetit policor. Si mund të sulmohet nga maja e piramidës shtetërore ministrja e drejtësisë. E dini ju ça është 21 bisi? Është dënimi i regjimit të kriminelëve mafiozë në vendin fqinj që solli jo pak telashe për jo pak njerëz që e ideuan dhe zbatuan atë vetting ndërkohë që mbrohen demonët, ata që janë të dënuar nga Gjykata jo të dyshuar nga Policia se ju të gjithë nuk e dini çfarë flisni, të gjithë ata që flasin për këtë punë. 

Kur flasin për shtet policor janë të dënuar, nuk janë të dyshuar, janë njerëz të cilët çohen tek SPAK-u jo si të dyshuar por si të dënuar që posedojnë asete dhe pasuri që janë qartësisht produkt i dyshimtë. Nga vijnë këto pasuri dhe si mundet të arrihet në këtë absurd që konsiderohet kapje e shtetit fakti që akti-normativ i imponon ministrit të Brendshëm dhe autoritetit të drejtësisë të ulen në tryezën e operimit të gjithë këtij operacioni. Ku keni parë që ministria, Prokuroria, shërbimet të ulen me njëri-tjetrin, jo vetëm që nuk janë ulur por kanë luftuar njëri-tjetrin. Të tjerat që thoni ju janë broçkulla.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.