Një person në SHBA është ekzekutuar në një mënyrë mafioze teksa ishte së bashku me të bijën e mitur.
Pamjet janë filmuar ndërsa ai mbante në dorë të bijën 6-vjeçe, kur burri i identifikuar si Anthony Robinson, 29-vjeç, duke kaluar rrugën në vijat e bardha është qëlluar për vdekje.
Një makinë e zezë afrohet dhe dyshohet se Anthony konfliktohet verbalisht me personin që ndodhej brenda saj.
Ndërkaq, burri që ndodhej brenda makinës nxjerr pistoletën dhe qëllon disa herë mbi 29-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa e bija e tmerruar nga kjo skenë shihet duke vrapuar. Raportohet se policia ka nisur një hetim për të bërë të mundur arrestimin e autorit.