Sulmuesi i Manchester United, 23-vjeçari Marcus Rashford nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin e Anglise, Gareth Southgate në ndeshjen e së dielës kundër Shqipërisë.
“Tri Luanët” dhe trajneri Gareth Southgate, kanë marrë një lajm jo të mirë nga infermieria, në prag të ndeshjes së sotme ndaj San Marinos. Sulmuesi i Manchester United, 23-vjeçari Marcus Rashford nuk ia ka dalë të rikuperohet dhe nuk duhet llogaritur për sfidën hapëse të kualifikueseve të botërorit “Katar 2022”.
Lajmet nga Anglia bëjnë me dije se 23-vjeçari, ndër sulmuesit më të mirë në Premier League, për shkak të një dëmtimi në këmbë nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Southgate edhe për ndeshjen e 28 marsit, kur kombëtarja e “Tri Luanëve” do të zbresë në Tiranë për t’u përballuar pas dy dekadash me kuqezinjtë e Shqipërisë.
Nëse për Anglinë, mungesa e sulmuesit titullar Marcus Rashford, në këto dy ndeshje është një mungesë e konsiderueshme, për kuqezinjtë e Shqipërisë është një lajm i mirë. Kjo edhe pse të gjithë e dine, se “Tri Luanët” kanë edhe alternative të tjera për ta mbushur këtë boshllëk.
(E.H/Faxweb.al)