Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

 Angela Merkel thirrje Kosovës: Ndalni luftën tregtare me Serbinë, qëndrimi ynë për shkëmbim territoresh nuk ndryshon

Pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur taksën 100% për produktet serbe dhe boshnjake, ka ardhur dhe reagimi i kancelares gjermane Angela Merkel.

Qeveria e kancelares ka bërë thirrje që Republika e Kosovës të ndalë luftën tregtare me Serbinë, duke sinjalizuar se Evropa është e shqetësuar për tensionet e reja në Ballkan që cenojnë përpjekjen shumë vjeçare për pajtim.

“Çështja për të cilën nuk kemi fare mirëkuptim është vendosja e taksës prej 100 për qind nga Kosova për produktet e Serbisë”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë së Merkelit, Steffen Seibert.

Ai gjithashtu ka thënë se Gjermania do të preferonte që Serbia të lejonte Republikën e Kosovës që të anëtarësohej në INTERPOL.

Sa i përket idesë për shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet i pa ndryshuar.

“Ajo ka theksuar se ‘integriteti territorial i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është jashtëzakonisht i rëndësishëm” ka thënë Seibert dhe ka bërë thirrje për të dyja  palët që të shmangin çfarëdo përshkallëzimi të situatës. (B.H/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *