Merkel thotë se BE duhet të bien dakord për fondin e rimëkëmbjes, financat gjatë verës Shtetet e Bashkimit Evropian duhet të sigurojnë një marrëveshje gjatë verës në një fond rimëkëmbjeje për të ndihmuar ekonomitë më të goditura nga kriza e koronavirusit, tha kancelarja Angela Merkel të enjten, një ditë pasi Gjermania mori presidencën e bllokut, transmeton Reuters.
“Ne jemi të qartë se ku janë vështirësitë, por të gjithë e dimë se do të ishte mirë nëse biem dakord në korrik. Nëse na duhet më shumë kohë, do të ishte një variant më pak i mirë,” tha ajo, duke iu referuar planeve për një buxhet afatgjatë të BE.
“Duhet të ketë një marrëveshje gjatë verës, nuk mund ta imagjinoj ndonjë variant tjetër, kështu që ne do të punojmë shumë për të treguar një shenjë të vendosmërisë sonë,” tha ajo.
(F.GJ/FAXWEB.AL)