Maqedonia e Veriut në fund të këtij muaj pret ngritjen e flamurit të saj përkrah vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, ndërsa një ngjarje e tillë historike për vendin fqinj është përshëndetur edhe nga Greqia.
Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë përmes “Twitter”-it zyrtar dërgoi urime për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, duke shtuar se pret bashkëpunim konstruktiv, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“I urojmë Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në NATO, si anëtare e 30-të e Aleancës. Mirë se erdhe në familjen e NATO-s dhe presim bashkëpunim konstruktiv në korniza të Aleancës”, shkruan në “Twitter”, Ministria e jashtme greke
Kujtojmë se marrëveshja historike mes dy vendeve për çështjen e emrit ku nga “Maqedon” u ndryshua në “Maqedoni e Veriut” ka hapurrrugë për një marrëdhënie më të qetë dhe bashkëpunuese mes dy vendeve ndërkohë që tensiopnet mes tyre kanë qenë më parë të vazhdueshme dhe mjaft shqetësuese edhe për misionin ndërkombëtar.
(F.GJ/FAXWEB.AL)