Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Analizat e pastra të urinës së Allës, gazetari Kristo: Këto janë dy lajthitjet e SPAK, korbi korbit sytë s’ia qet

Ditën e djeshme në media u publikuan rezultatet e testit të drogës së Lefter Allës, kryebashkiakut të Bulqizës, të cilat rezultuan negative.

Që prej fillmit ky test nisi mbrapsht, për shkak se SPAK vendosi që të merreshin gjurmët e gjakut dhe të urinës së Allës, në një kohë kur kokaina në to nuk qendron më shumë se 72 orë.

Për të pasur një analizë më të detajuar, dhe që kalonte një afat më të gjatë kohor, do të duhej që Allës ti merreshin mostra të flokut ose të thonjve të tij, pasi gjurmët e drogës qendrojnë për një kohë deri në tre muaj.

Lidhur me këtë rast ka reaguar dhe gazetari Erion Kristo, i cili thotë se kjo dëshmoi profesionalizmin e ulët të SPAK.

“Jam shumë i çuditur me nivelin e ulët të profesionalizmit të SPAK-ut. I kërkoi një kryebashkiaku të bënte analiza urine, ndërkohë që duheshin analiza të një lloji tjetër. Këto analiza u bënë në Laboratorin e Policisë Shkencore. Pra, ka dy lajthitje. 

Çështja u zgjidh, por dyshimi publik mbeti. Tani unë dyshoj jo te kryebashkiaku, por te SPAK-u. Unë si qytetar kërkoj shpjegime, përndryshe do ta tërheq besimin tim te drejtësia e re. Po ktheni në modë shprehjen: Korbi korbit sytë s’ia qet”, shkruan Kristo në një postim në rrjetet sociale.

Në një video që u publikua nga gazetari Artan Hoxha, Alla shihej duke konsumuar drogë në një ambient lokali, ndërkohë që vetë kryebashkiaku i Bulqizës e quajti rastin e montuar.

Derimë tani autoritetet nuk janë shprehur për vërtetësinë e videos, dhe nëse ajo ka rënë pre i ndonjë montazhi.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *