Ka dalë rezultati i KZAZ numër 40 në Tiranë, ku i aplikua votimi elektronik i zgjedhësve, e cila i përket njësisë numër 10 në kryeqytet. Nga rezultatet ka dalë që, në 32 qendrat e votimit të kësaj njësie, Partia Socialiste ka marrë shumicën e votave, duke ruajtur pak a shumë trendin e vitit 2017.
Në këtë njësi ka pasur 120 vota të pavlefshme, ndërkohë që numri total i votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhje janë 12096, në krahasim 12 428 vota.
Nga leximi i votave për secilin subjekt, rezultoi se:
PSD 208 vota
Balli Kombëtar 10 votave
Bindja demokratike 74 vota
LSI 628 vota
Nisma Thurje 22 vota
PD 4550
PS 6007
Nëse bëjmë një krahasim me rezultatin e zgjedhjeve të 2017-tës, PS në këtë njësi ka marrë 6263 vota, LSI 1344 vota, ndërkohë që PD ka marrë 3267 vota, nga 12.428 votues në total. Ajo që vihet re në një vëzhgim të shpejtë të shifrave është fakti se PD ka marrë një rritje të ndjeshme, ndërkohë që PS mbetet në të njëjtat kuota pothuajse bë krahasim me 4 vite më parë.
Sa i takon kandidatëve të Partisë Socialiste, emri surprizë që ka marrë pothuajse gjysmën e votave është ai i Fatmir Xhafajt, i cili ka marrë 2795 vota nga 6007 vota që ka marrë PS në total.
Votat për kandidatët e tjerë janë pothuajse të papërfillshme, ndërsa bie në sy mbështetja e ulët për shefen e Infektivit Najada Çomo.
Ajo çfarë bie në sy në numrin e votave të marra nga PD, është se kryetari i PD Basha rendidet i dyti me 492 vota.
Ndërsa kandidati i PD me më shumë vota në këtë njësi është, Agron Shehaj me 525 vota.
Kandidatë të tjerë që kanë pothuajse të njëjtat vota me kryetarin e PD, janë edhe Ori Nebiaj dhe Dashamir Shehi.
(E.K/Faxweb.al)