Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Citaku, ka pasur një bisedë të shkurtër me presidentin e ri amerikan, Donald Trump, gjatë të cilës i kujtoi atij besnikërinë e vendit që ajo përfaqëson ndaj Shteteve të Bashkuara.
Tri ditë përpara inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump, ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Citaku, ka patur mundësinë të zhvillojë një bidedë të shkurtër me të.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Citaku tregon se gjatë kësaj bisede i kujtoi Trump-it se Kosova është “vendi më pro-amerikan në botë”.
“Pata mundësinë të flas shkurtimisht me presidentin e zgjedhur Donald Trump, kandidatin për Sekretar Shteti Tillerson dhe Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare Flynn. I thashë atyre se jam një ambasadore krenare e shtetit më pro-amerikan në faqen e dheut.”, shkruan ambasadorja.
Ky takim ka ndodhur gjatë darkës që Komiteti i Inagurimit organizoi për komunitetin diplomatik.
Tani që Trump merr zyrtarisht postin, Zyrtarët e Kosovës kanë filluar punën për të krijuar kontakte me administratën e re.
Gjatë vizitës së tij në SHBA javën e shkuar, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar takime me Senatorë dhe Kongresmenë Republikanë. (D.D/Shuplaka)
http://tahja.com/polynesian-belly-dance-flamenco-classes/
Do you have a spam problem on this blog; I also am a blogger, and I was wanting to know your situation; we have developed some nice practices and we are looking to trade strategies with others, why not shoot me an e-mail if interested.
Hi there, this weekend is nice for me, since this point in time i am reading this enormous informative piece of writing here at my house.